Christina Applegate: Diagnoza e gabuar dhe drama shëndetësore që s'ka fund

Aktorja amerikane, Christina Applegate, e njohur për rolin e saj në serialin "Dead to Me", ka zbuluar se diagnoza e sklerozës së shumëfishtë (MS), me të cilën ajo ka jetuar që prej vitit 2021, ishte e gabuar. Por, siç e kuptojmë, gjendja e saj shëndetësore nuk është përmirësuar aspak, dhe ende nuk dihet se çfarë po i shkakton simptomat e vazhdueshme.
54-vjeçarja ndau këtë lajm në episodin më të fundit të podcast-it të saj "MeSsy", ku bashkëprezantuese është Jamie-Lynn Sigler. Ajo tregon se mjeku i saj i tha se nuk vuante nga skleroza e shumëfishtë, por ky lajm nuk i solli lehtësimin që të gjithë po prisnin.
Kur të thonë që nuk ke sklerozë të shumëfishtë, kjo nuk do të thotë që papritur bëhesh më mirë. Unë nuk jam bërë më mirë, Jamie! Përkundrazi, nëse ka ndonjë gjë, jam përkeqësuar, u shpreh ajo, duke shtuar se tani duhet të fillojë nga e para për të kuptuar se çfarë po ndodh me shëndetin e saj.
Me shumë emocion, Christina Applegate foli edhe për pasojat që kjo situatë ka pasur në jetën e saj personale dhe profesionale. Ajo pranoi se kaloi një periudhë të rëndë depresioni, ndërsa sëmundja dhe simptomat e pashpjegueshme ia kanë ndërprerë karrierën. Humba gjithçka. Humba punën time. Çfarë mund t'i thuash dikujt që ka jetuar me këtë për gjashtë vjet? tha ajo, duke na lënë të gjithëve pa fjalë.
Applegate zbuloi gjithashtu se ende ka vështirësi në ecje dhe duhet të përdorë një karrocë me rrota për t'u shkuar në takimet mjekësore. Ajo theksoi se lajmi i diagnozës së gabuar nuk ndryshoi asgjë në gjendjen e saj fizike. Ndihesha sikur kisha një arsye pse çdo ditë ishte e vështirë. Tani nuk e kam atë përgjigje dhe kjo është shumë shqetësuese dhe konfuze për mua, rrëfeu aktorja.
Christina Applegate u shtrua në spital në mars të vitit 2026 dhe u largua nga spitali në gusht pas një qëndrimi të gjatë. Mjekët e saj tani do të përpiqen të zbulojnë shkakun e vërtetë të simptomave që e kanë shoqëruar që nga viti 2021. Skleroza e shumëfishtë është një sëmundje e sistemit nervor qendror që prek komunikimin midis trurit dhe pjesës tjetër të trupit. Simptomat dhe ecuria e saj ndryshojnë nga personi te personi, dhe shkaqet e sakta ende nuk njihen plotësisht.
