MAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Argëtim

Bebe Rexha me mesazh për protestat: Rinia është e ardhmja!

Jepe, Bebe! Kur mendonim se zëri i protestave në Shqipëri po dëgjohej vetëm nga ne, ja ku vjen Bebe Rexha dhe tregon se e ka syrin dhe zemrën nga Tirana. Këngëtarja me famë botërore ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale pamje nga protestat dhe përplasjet e fundit mes qytetarëve dhe forcave të rendit, duke dëshmuar se nuk mbetet indiferente ndaj asaj që po ndodh "në shtëpi".

Ajo nuk ka dashur të zgjatet me fjalë, por mesazhi i saj ishte super i qartë: Rinia është e ardhmja! Një mesazh i shkurtër, por që peshon shumë, sidomos tani që të rinjtë janë në qendër të vëmendjes, si protagonistë të zhvillimeve politike dhe protestave në vend. Duket se Bebe e di shumë mirë që fuqia e ndryshimit qëndron te brezi i ri.

Reagimi i saj vetëm sa shton zhurmën që protestat në kryeqytet kanë bërë përtej kufijve të Shqipërisë. Pamjet e përplasjeve, ndërhyrjet e policisë, gazit lotsjellës dhe topave të ujit kanë qarkulluar kudo, duke ngritur pyetje serioze rreth mënyrës si menaxhohen tubimet dhe respektimi i të drejtave të qytetarëve.

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.