Luiz Ejlli i kërkon falje Beatrix Ramosajt live në emision: “Nëse është mërzitur, sinqerisht më vjen keq”

Puntata e së premtes në “Live me Luizin” solli një moment të papritur, kur Luiz Ejlli, përpara të gjithëve, vendosi t’i kërkojë falje Beatrix Ramosajt. Kjo gjë erdhi pasi ai kishte bërë një batutë më herët, ku e përmendte Beatrixën.
E ftuar në studio ishte Albërie Hadërgjonaj, tezja e Beatrixës, dhe Luizi tentoi të telefononte vetë këngëtaren. Ama, Beatrixa s'iu përgjigj. Më pas, Albërija mori në telefon motrën e saj, Antigona Ramosaj, e cila është mamaja e Beatrixës, duke krijuar një bisedë live me Luizin.
Gjatë telefonatës, Luizi pyeti ku ndodhej Beatrixa. Antigona tha se ajo është në Miami dhe po merret me disa projekte.
Luizi e vazhdoi bisedën me pak humor, siç di ai, përpara se të kthehej te batuta. Ai kujtoi batutën që kishte bërë, ku kishte përmendur edhe Kiarën e tij: “E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”. Më pas theksoi: “Nëse është mërzitur, sinqerisht i kërkoj falje. E duam shumë, është vajzë shumë e mirë.” Po kështu, moderatori i kërkoi Antigonës t'i përcjellë Beatrixës një përqafim të madh nga ai dhe Kiara, kur ajo të kthehet nga Miami.
Telefonata u zhvillua në një atmosferë të qetë dhe miqësore, ndërsa Luizi zgjodhi ta sqarojë publikisht batutën dhe të shmangë çdo keqkuptim me Beatrix Ramosajn.
