Albërie Hadërgjonaj, nga urrejtja te miqësia me ish-bashkëshortin: “Ai është flori!”

Albërie Hadërgjonaj, e ftuar në 'Live me Luizin', ka hapur zemrën për të folur për divorcin e saj dhe marrëdhënien që ka sot me ish-bashkëshortin. Këngëtarja e mirënjohur shprehu se tashmë gëzon një respekt të madh për të, edhe pse pranoi që vitet e para pas ndarjes e urrente me gjithë shpirt. Arsyeja? Sepse ai i 'humbi disa vite të jetës sime'. Uh, e rëndë!
Por si ndryshuan gjërat? "Sot jemi miq shumë të mirë", tha Albëria. Madje, kur Luizi e pyeti nëse takohen në ditëlindjet e vajzave apo mbesave, ajo konfirmoi menjëherë: "Patjetër, ai është flori, është djalë shumë i mirë". Ne e dimë që pas divorcit, shpesh s’të zë syri tjetrin, por Albëria ka bërë mrekullinë, apo jo?
Luizi nuk ngurroi ta pyeste nëse ish-bashkëshorti kishte menduar të riktheheshin tani vonë. Albëria u përgjigj se këtë nuk e di, por se ai duket shumë i hapur dhe miqësor. Luizi e theksoi se për vite ajo nuk ka dashur ta shohë me sy dhe kishte krijuar një urrejtje, ndërsa sot flet për raporte të mira.
"Po e urreja të them të drejtën, e urreja për shumë vite që më humbi të jetës time", tha këngëtarja. Ajo dha edhe një mesazh për të gjitha vajzat: do të donte që çdo vajzë t'i mbante vetë frenat e jetës së saj, pa vendosur askush tjetër për të. Njerëzit do të flasin gjithsesi, tha ajo, dhe sot ajo i lë të flasin.
Në fund, Luizi e pyeti Albërien nëse kishte menduar ta rigjente dashurinë, apo të paktën një partner. Ajo u përgjigj: "Gjyshi im thoshte, për grua, burrë dhe autobus, kurrë mos prit, se ka boll."
Ah, kjo Albëria! Gjithmonë na jep leksione jete. Po ju, sa 'friendly' jeni me ish-at tuaj?
