Orinda Huta sqaron pse deklarata për divorcin s'ishte për jetën e saj, por një opinion mbi mënyrën si shihet divorci

Orinda Huta u detyrua të sqaronte një deklaratë të sajën për divorcin, pasi fjalët e saj gjatë diskutimit në emisionin "Goca dhe Gra" morën dhenë online dhe krijuan një sërë interpretimesh të ndryshme.
Orinda u kthye me një sqarim. Ajo tha se qëndrimi i saj nuk duhej marrë si një deklaratë personale për martesën apo jetën e saj private, por thjesht si një opinion mbi mënyrën si duhet parë divorci dhe marrëdhëniet në shoqëri.
Debati ku u përfshi Orinda me këtë temë ishte pjesë e sezonit të ri të "Goca dhe Gra", ku ajo është ulur në panel bashkë me Ori Nebijaj, Ema Andreas dhe Selin Bollatin. E, si për t'i shtuar pak "zjarr" diskutimit, u bashkua edhe një rrëfim personal nga Selin Bollati. Ajo tregoi se pas përvojës së saj në "Big Brother", marrëdhënia mes prindërve kishte kaluar një krizë të fortë. Selini tregoi se ishte dashur të ndërhynte vetë për t'i ndihmuar të rivendosnin marrëdhënien, dhe sot, gëzohet që prindërit e saj janë sërish bashkë.
