MAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Të famshëm

Bebe Rexha ia merr valles mes tupanave në dasmën e vëllait

Bebe Rexha, këngëtarja me famë botërore, ka festuar një moment të veçantë familjar: dasmën e vëllait të saj. Dhe siç e do zakoni i dasmave shqiptare, nuk ka munguar argëtimi i vërtetë dhe ai ritmi që të ndez shpirtin!

Në këtë festë, Bebe ia ka marrë edhe valles mes tupanave.

Kush tha që yjet e skenës botërore i shmangen traditës kur bëhet fjalë për festa familjare? Bebe Rexha na tregoi të kundërtën, duke konfirmuar edhe një herë se rrënjët janë rrënjë dhe nuk zbehen kurrë, pavarësisht famës apo tapeteve të kuqe. Një shembull i shkëlqyer si duhet festuar me zëmër dhe pa komplekse, duke treguar botës nga vjen!

Epo, si mund t'i thuash "jo" një valljeje kur tupani fillon të bëjë "bum-bum" e ti e ndjen ritmin deri në palcë? Vërtet s'ka si një dasmë shqiptare për të ndezur atmosferën!

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.