MAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Të famshëm

Përgjigjja ‘Për cilin djalë?’ e Benitës pushton TikTok-un!

Ndonjëherë mjafton një moment i vetëm për të ndezur internetin, dhe kësaj radhe, protagoniste është Benita. Një sekuencë e shkurtër nga intervista e saj për emisionin "Prive By LS" ka dhënë shkëndijën për një nga trendet më të reja dhe më qesharake në TikTok.

E gjithë intervista pati vëmendje, por ishte një përgjigje krejt spontane e Benitës ajo që u dallua dhe nisi të shpërndahej me shpejtësi marramendëse nga përdoruesit. E pyetur nëse ishte sqaruar me djalin për të cilin ishte përfolur gjatë një dasme, reagimi i saj ishte i menjëhershëm dhe pa hezitim: “Për cilin djalë?”.

Kjo përgjigje nuk vonoi të shkëputej nga intervista dhe të përdorej si "sound" i preferuar. Tashmë po dëgjohet në një lumë videosh e situatash humoristike, duke i dhënë jetë skenarëve nga më të ndryshmet.

Brenda vetëm dyzet e tetë orëve, një prej audio-incizimeve të krijuara nga ky moment kishte kaluar mbi pesëqind përdorime, duke treguar qartë se shprehja po shndërrohej me shpejtësi në një super trend në platformë. Duket se njerëzit e kanë gjetur veten tek kjo pyetje, kur ndoshta harrojnë ç'kanë thënë vetëm pak çaste më parë. Edhe pse, kujdes me çfarë thoni nëpër dasma, o njerez!

Normalisht, këtij fenomeni nuk mund t'i shpëtonin as fytyrat tona të njohura të ekranit dhe rrjeteve sociale. Mes atyre që kanë publikuar video duke sinkronizuar përgjigjen ikonike të Benitës janë Liberta Spahiu, pastaj fituesi i edicionit të katërt të "Big Brother VIP Kosova", Londrim Mekaj, ish-banorja e edicionit të tretë Anisa Veseli, si dhe personazhi i njohur i rrjeteve sociale Hana.

Një përgjigje e thënë krejt spontanisht gjatë intervistës, jo vetëm që u kthye në një nga momentet më të komentuara, por vazhdon të marrë jetë të re përmes videove dhe interpretimeve të përdoruesve në TikTok. Se ç'gjëra bën një pyetje e drejtë, apo jo?

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.