Blerina Matraku flet për Adi Hilën dhe “tradhtinë” me kamerat

Këngëtarja Blerina Matraku ka hapur zemrën për marrëdhënien e saj me kompozitorin Adi Hila, duke rrëfyer detaje të papritura për publikun. Ajo ka treguar se besimi i saj ishte total, aq sa e kishte vendosur atë mes njerëzve më të afërt, dhe se nuk kishte as idenë më të vogël se në banesë ishin vendosur kamera sigurie.
Matraku shpjegoi se ndjenjat që kishte krijuar ishin të sinqerta dhe të pastra. Këngëtarja theksoi se në atë kohë, ajo e dinte kompozitorin të ndarë. Ajo shtoi se kur mësoi që ai nuk ishte i tillë, u tërhoq.
Ajo u ndje e tradhtuar dhe e përdorur, duke sqaruar se nuk ishte çështje tradhtie si partnere, por më shumë një shfrytëzim i imazhit të saj. Matraku tha se është e përdorur dhe e shitur si figurë që ai e krijoi. Ajo nuk arrinte të besonte se dikush që i fliste për seriozitet dhe kujdes mund të vinte kamera sigurie në dhomat e shtëpisë pa dijeninë e saj.
Këngëtarja theksoi se ajo kishte dijeni për një sistem alarmi pasi kishte pasur vjedhje asokohe, por jo se ato ishin kamera. “Unë e dija sistem alarmi. Nuk e dija që aty kishte kamerë sigurie,” sqaroi ajo në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel. Ajo tha se është e indinjuar dhe se nuk do ta kishte bërë atë gjë nëse do ta dinte që do të ndodhte një shpërndarje.
