Orinda Huta sqaron deklaratën për divorcin: “Martesa kërkon përpjekje, por jo në kurriz të dinjitetit”

Orinda Huta ka reaguar pas diskutimeve online, se deklarata e saj për martesën dhe divorcin i vuri njerëzit në mendime. Ajo ka treguar qartë qëndrimin e saj për marrëdhëniet në çift, se mos na la pak të hutuar!
Si pjesë e panelit të emisionit “Goca dhe Gra”, Orinda foli në puntatën e së shtunës për rëndësinë e angazhimit në martesë dhe si duhet t'i përballojnë çiftet krizat. Dhe epo, reagimet s'pritën gjatë. Menjëherë pas kësaj, ajo publikoi një sqarim në Instagram Story, duke theksuar se divorcin nuk e sheh si opsionin numër një kur një martesë has vështirësi.
“Unë nuk jam pro divorcit si zgjidhje të parë. Besoj se të rinjtë sot duhet ta marrin më seriozisht martesën dhe angazhimin që ajo kërkon. Një marrëdhënie nuk është vijë e drejtë. Ka kriza, vështirësi dhe momente që kërkojnë durim, përkushtim dhe përpjekje nga të dyja palët”, shkruante ajo. Dhe goxha logjikë ka këtu, të themi të drejtën! Vështirësitë nuk duhet të na bëjnë të heqim dorë menjëherë, jo!
Por kjo nuk do të thotë se çdo martesë duhet ruajtur me çdo kusht. Sipas Orindës, të luftosh për martesën nuk do të thotë të pranosh mungesën e respektit apo të sakrifikosh dinjitetin. Respekti dhe dinjiteti janë mbi çdo gjë, sidomos në një marrëdhënie që i kërkon të dyja palët të japin e të marrin.
Me këtë reagim, Orinda na e bëri të kristaltë: qëndrimi i saj lidhet me nevojën për më shumë përgjegjësi, durim dhe përpjekje të përbashkët në martesë, por gjithmonë duke ruajtur ato vija të kuqe të respektit reciprok dhe dinjitetit personal. Bravo Orindës që na solli pak balance në këtë temë që gjithmonë ndez debat. Po ju si mendoni, a ia vlen gjithmonë të luftosh?
