Capital T na la pa mend: “Gjak shqiptari” mes trashëgimtarësh, direkt nga oda!

Capital T ka ndarë me ndjekësit një fotografi të veçantë. Reperi, që jemi mësuar ta shohim mes dritash dhe skenash të mëdha, këtë herë na çoi në një odë tradicionale shqiptare, . Por, e veçanta nuk ishte vetëm ambienti. Ai u shfaq i ulur bashkë me Hamëz Jasharin e ri, nipin e Hamëz Jasharit, si dhe Jeton Ramadanin, djalin e heroit të Kosovës, Agim Ramadani – Katana.
Larg shkëlqimit të koncerteve dhe jetës së showbizzit, Capital T na dha një pamje krejt ndryshe të vetes. I ulur mes djemve, në një atmosferë tipike të kuvendimeve të vjetra shqiptare, reperi dëshmoi se “Gjak shqiptari” nuk është vetëm një frazë. Kjo ishte edhe mbishkrimi i shkurtër, por kaq domethënës që ai kishte zgjedhur për foton. Një mesazh që shkon thellë, duke folur për rrënjët, traditën dhe lidhjen me historinë tonë.
Dhe siç pritej, fansat e tij, e kanë pritur me shumë pozitivitet postimin. Komentet pozitive kanë “shpërthyer” në postim, duke vlerësuar jo vetëm atmosferën tradicionale të “odës”, e cila për ne shqiptarët është simbol i mikpritjes dhe ruajtjes së zakoneve, por edhe mesazhin e fuqishëm që reperi përcjell. E kush e thoshte që një postim i thjeshtë mund të bënte kaq shumë zhurmë dhe të na kujtonte sa e rëndësishme është trashëgimia? Bravo Capital T, na kënaqe!
