Bebe Rexha, super ylli që nuk i harron rrënjët: kështu e shohim duke kërcyer shqip!

Bebe Rexha, ikonë e muzikës botërore, na e dha goditjen e fundit me autenticitet, duke “performuar” si vetëm ne dimë, drejt e në shtëpinë e saj! Ajo u pa duke kërcyer shqip, në mes të familjarëve, nën ritmet festive të muzikës popullore shqiptare, duke krijuar një atmosferë që vetëm dasmat tona tradicionale e kanë.
Ajo u bashkua me familjarët në këtë gëzim familjar. Pamjet, të publikuara nga festivali, tregojnë Bebe-n duke vallëzuar me të afërmit e saj, teksa çdo detaj fliste për traditat karakteristike të festave shqiptare.
Dhe pse Bebe e ka treguar gjithmonë me krenari prejardhjen e saj shqiptare, duke theksuar sa vend i veçantë zë muzika dhe kultura jonë në zemrën e saj, ta shohësh live (edhe pse nga ekrani) duke e jetuar këtë pasion, është thjesht fantastike! Kush nuk do të donte ta kishte Bebe Rexhën duke ndezur atmosferën kështu në dasmën e tij? Për pak u çmëndëm dhe ne nga ekrani!
