MAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Stil jetese

Harrove makinën e kaçurrelave? 3 mënyra heatless curls që do t'i ziliqarësh dhe parukierit!

Pexels

Trendi i kaçurrelave pa nxehtësi (heatless curls) po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet, sepse kujdesi për flokët është prioritet numër një. Këto metoda janë shpëtimi i vërtetë, sepse krijojnë kaçurrela natyrale, plot shkëlqim, pa i dëmtuar me asnjë lloj nxehtësie, duke i mbrojtur nga dëmtimi. Popullariteti i tyre është rritur sidomos vitet e fundit, falë rrjeteve sociale dhe udhëzuesve video.

Po mendoni se "pa nxehtësi" do të thotë "pa rezultat"? GABIM i madh! Këto teknika moderne ofrojnë një pafundësi stilesh, nga ato kaçurrela super të lehta e pak të çrregullta (messy), deri te ato më të forta e me formë të caktuar. Mund t’i përshtatësh për çdo lloj floku dhe çdo rast, qoftë për një look casual, qoftë për një dalje elegante, dhe pjesa më e mirë? S'të duhet as pajisje profesionale, as shumë kohë. Thjesht ti, por me flokë super!

1. Me çorape, si profesioniste!

Kjo metodë është e thjeshtë dhe ekonomike. Flokët ndahen në dy bishta, të cilët mbështillen rreth një çorapeje dhe fiksohen që të qëndrojnë në vend gjatë natës. Rezultati janë kaçurrela të lehta, natyrale, me atë “thyerjen” e lehtë që duket aq bukur. Ideale sidomos për flokët e trashë!

2. Scrunchies, për volumin që ëndërron

Nëse kërkon më shumë volum dhe kaçurrela më të theksuara, scrunchies janë zgjidhja. Flokët ndahen në katër pjesë dhe çdo tufë mbështillet rreth një scrunchieje, e fiksuar me kapëse të vogla për më shumë rehati gjatë gjumit. Rezultati janë kaçurrela të forta e të plota me volum të theksuar, ndërsa lënia e scrunchies gjithë natën rrit qëndrueshmërinë e kaçurrelave.

3. Setet e gatshme, për #bossbabe-n brenda teje

Për ato që duan diçka më të organizuar dhe praktike, ekzistojnë setet speciale për heatless curls. Këto sete zakonisht vijnë me një "jastëk" prej mëndafshi, scrunchies për majat dhe një kapëse të madhe për pjesën e sipërme të kokës. Mbështilli flokët rreth jastëkut dhe fiksoji me scrunchies. Rezultati? Kaçurrela të lirshme, plot shkëlqim dhe super rezistente. Një sprucëz lak dhe pak spray shkëlqimi i japin atyre qëndrueshmëri dhe një përfundim perfekt. Edhe pse është ideale t’i mbash gjithë natën, rezultatet i sheh edhe pas dy orësh.

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.