MAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Argëtim

Olivia Rodrigo nisi turneun “Unraveled”, ja çfarë ndodhi!

Olivia Rodrigo i dha startin turneut të saj “Unraveled” me dy mbrëmje radhazi në “PeoplesBank Arena” në Hartford, Connecticut. Bashkë me Wolf Alice si akt mbështetës, Olivia e shndërroi skenën në një udhëtim emocional, fiks siç e prisnim nga ajo!

Shfaqja u fokusua rreth historisë tragjike të dashurisë nga albumi i saj i tretë, You Seem Pretty Sad for a Girl So In Love. Ajo nisi shfaqjen me këngën hapëse dhe singëllin kryesor të albumit, “Drop Dead”, duke kënduar shtrirë mes një fushë me lule rozë – fiks si për një dramë filmike! Edhe pse ndryshoi pak renditjen e këngëve, ajo ndoqi itinerarin e albumit nga romanca e zjarrtë deri te ndarja e dhimbshme.

Rodrigo përfshiu edhe publikimin e saj më të fundit, “Serena Joy”, të frymëzuar nga “The Handmaids Tale”, të cilën e kishte debutuar muajin e kaluar në festivalin e saj të parë muzikor Daisy Chain Fields. Kështu, pak e vjetër, pak e re, mixi perfekt për t'i mbajtur fansat të fiksuar. Për ata që nuk e panë dot, mos u mërzisni! Këngëtarja do të vazhdojë me këmbën veriore-amerikane të turneut të saj gjatë muajve në vazhdim, me shfaqje në qytete si Pittsburgh, Chicago, Boston, Montreal, Toronto dhe shumë të tjera.

Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, vitin e ardhshëm, ajo do të ketë tre rezidenca dhjetë-netëshe: një në “Intuit Dome” në Los Angeles, një tjetër në “Barclays Center” në New York, dhe një në “O2 Arena” në Londër. Pra, bëhuni gati për më shumë dramë dhe hitet e saj të jashtëzakonshme. Setlist-a përfshinte edhe hite më të vjetra e këngë më pak të njohura, nga “Good 4 U”, “Vampire” dhe “Drivers License” te “Maggots for Brains” dhe “Expectations”. Cila këngë ju bëri më shumë përshtypje nga lista e saj e re?

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.