MAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Stil jetese

Harro kimikatet! Kripa e kuzhinës bën magji në pastrim

Pexels

Po skrollon kot në TikTok e Instagram? Ndalu pak se kemi diçka që vlen më shumë se trendet e reja! Nuk ke pse lëshon një pasuri te kimikatet e pastrimit për ta parë shtëpinë tënde të shkëlqejë. Ndonjëherë, zgjidhja është fiks aty, në dollapin e kuzhinës, dhe e përdor çdo ditë në gatim. Kripa, përveçse është thelbësore për gatimet tona, fsheh ca aftësi super që mund të të ndihmojnë të pastrosh një mori sipërfaqesh.

Vitet e fundit, sidomos në rrjetet sociale, njerëzit po çmenden pas metodave natyrale të pastrimit që janë ekonomike, të thjeshta dhe goxha efektive. Dhe midis të gjitha "DIY cleaning hacks" që janë bërë virale, kripa është kthyer në një yll absolut. Dhe e dini pse? Sepse heq dhjamin, erërat e këqija dhe njollat pa drama e pa procese të komplikuara.

Nëse je duke kërkuar për ca truke të vogla që do ta bëjnë përditshmërinë më të lehtë, atëherë këto pesë hake duhet t'i provosh patjetër. E vetmja gjë që të duhet është pak kripë dhe ca gjëra të tjera që i ke në shtëpi. Rezultati do të të lërë gojëhapur, më shumë se ç'pret!

Xhamat dhe pasqyrat shkëlqejnë

Ato njollat e shëmtuara apo shenjat e gishtërinjve në xhama e pasqyra mund të zhduken shumë më lehtë se ç'mendon. Mjafton të bashkosh pak kripë me ujë të vakët dhe të kalosh sipërfaqen me një pecetë të butë. Kjo përzierje ndihmon të largojë njollat dhe u jep xhamave e pasqyrave një pamje më të pastër e më të ndritshme. Kaq e thjeshtë!

Tigani si i ri

Pas gatimit, tigani duket si një fushë beteje me dhjamëra e mbetje të djegura? Kripa e trashë mund të bëhet shoqja jote më e mirë. Hidh pak kripë sa tigani është ende i ngrohtë, shto pak ujë dhe fërko butësisht me një sfungjer. Kështu ikin më lehtë edhe njollat më të vështira pa pasur nevojë të fërkosh si i çmendur.

Sipërfaqet prej druri, pa erëra

Sipërfaqet prej druri, sidomos ato të kuzhinës, mbajnë erëra dhe mbetje ushqimesh pas përdorimit të shpeshtë. Përhap kripë të trashë mbi sipërfaqe dhe fërkoje duke përdorur gjysmën e një limoni. Kombinimi i kripës me limonin jo vetëm që ndihmon në pastrim, por largon edhe erërat e këqija dhe e lë drurin më të freskët. Një plus i madh, s'do t'i shkosh pas mami për aromat e pakëndshme!

Hap lavamanin pa problem

Para se të vraposh te produktet kimike të forta , mund të provosh një variant më natyral. Hidh në lavaman sasi të barabarta kripe dhe sodë buke, dhe më pas shto ujë të nxehtë. Në shumë raste, ky proces ndihmon në largimin e mbetjeve të vogla që bllokojnë tubat. Imagjino, me dy gjëra që i ke në shtëpi, mund t'i japësh fund bllokimit!

Sfungjeri i kuzhinës pastër kristal

Sfungjeri i kuzhinës është ndër ato objekte që mbledh më shumë mikrobe se çdo gjë tjetër. Zhyt sfungjerin për rreth një orë në ujë të ngrohtë me mjaft kripë. Kjo do të ndihmojë të largohen erërat e këqija dhe ta pastrojë më mirë para se ta përdorësh sërish. Lëri ato bakteret të shkojnë në pushim, sfungjeri meriton të jetë i pastër!

Kështu që, materialja më e thjeshtë në kuzhinë mund të shndërrohet në aleatin tënd më të papritur për pastrimin. Nëse je fanatik pas "life hack"-eve të lehta dhe ekonomike, këto këshilla të vogla ia vlejnë absolutisht të provohen. Cilin do provosh të parin?

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.