MAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Stil jetese

Çfarë t'i bësh kupave të vjetra? 3 ide super për t'i kthyer në dekore stylish!

Pexels

Nëse ke ndonjë kupë të vjetër që zë vend kot në dollap, apo ka ndonjë të çarë të vogël dhe s'të vjen ta përdorësh, kemi lajme super të mira! Filosofia e upcycling-ut, pra ripërdorimi kreativ i objekteve, ka marrë dhenë dhe është kthyer në një nga trendet më të forta në interior design. Pse të blesh gjëra të reja kur mund t'u japësh jetë objekteve që ke tashmë, sidomos kur ato objekte kanë një histori dhe mund të shprehin stilin tënd personal në një mënyrë unike?

Me pak fantazi dhe ca materiale që me siguri i ke në shtëpi, kupat e tua të vjetra mund të kthehen në thesare të vogla dekori që do t'i japin karakter çdo cepi të shtëpisë. Harro t'i hedhësh, sepse ne kemi tre ide super të thjeshta dhe praktike që do të të bëjnë të mendosh dy herë para se t'i flakësh.

Gjatëse të vogla për bimë

Një nga mënyrat më të lehta për të shfrytëzuar një kupë të vjetër është ta kthesh në një gjatëse të vogël super cute për bimë. Bimët e vogla të shtëpisë, si ato lëngore (sukulentet), kaktuset apo barishtet aromatike, shkojnë perfekt për këtë projekt DIY. Mund të krijosh një cep të vogël të gjelbër, plot jetë dhe freski, në zyrë, në kuzhinë apo në parvazin e dritares, duke përdorur kupa me dizajne të ndryshme për një rezultat më lozonjar dhe personal. Madje, kupat vintage ose ato shumëngjyrëshe mund të funksionojnë si elemente dekori më vete, pa pasur nevojë për shpenzime shtesë. Ça ide, apo jo? E fituar!

Mbajtëse praktike për çdo gjë

Kupat nuk duhet të përdoren vetëm për pije, të jemi të sinqertë. Ato mund të kthehen në mbajtëse super praktike që do të të ndihmojnë të organizosh më mirë hapësirën tënde. Një kupë e vjetër mund të mbajë penelat e make-up-it, lapsat dhe stilolapsat, penelat e pikturës ose edhe aksesorë të vegjël si llastiqet e flokëve dhe bizhuteritë. E vetmja gjë që duhet të bësh është të zgjedhësh ato që shkojnë estetikisht me dhomën dhe t'i vendosësh në një vend ku do të funksionojnë si objekt i dobishëm dhe si detaj dekorativ njëkohësisht. Gjynah t'i lesh kot dhe të kapin pluhur!

Qirinj cozy me aroma

Për ata që duan punimet me dorë dhe një prekje vërtet personale në shtëpi, një kupë e vjetër mund të bëhet enë perfekte për një qiri super cozy. Me dyllë, fitil dhe aromën tënde të preferuar, mund të krijosh një objekt që do t'i japë atmosferë të ngrohtë dhe shtëpisë, duke shtuar një prekje krejt personale. Një kupë qeramike me dizajn të veçantë mund të kthehet në një qiri të bukur për tavolinën e sallonit, dhomën e gjumit, apo edhe në një dhuratë origjinale handmade për dikënd që e ke shumë xhan. Dhe çfarë dhurate më e mirë se diçka e bërë me zemër, që riciklon dhe e bën shtëpinë më të bukur dhe më kuptimplotë?

Kupat e vjetra që ti i mendoje të dalë mode, dhe ndoshta gati për t'u hedhur në kosh, në fund të fundit mund të jenë dekori yt i preferuar i radhës, një copëz historie dhe karakteri në shtëpinë tënde. Me pak kreativitet dhe pak mund, një objekt që do të përfundonte në plehra, mund të marrë një funksion të ri dhe ta bëjë shtëpinë tënde më personale, më të ngrohtë dhe më të veçantë. Në fund të fundit, dekori më i bukur është shpesh ai që fsheh një histori dhe u jep një shans të dytë objekteve që ne i duam tashmë. Kështu që, pse të mos fillosh sot, dhe t'u japësh një jetë të re kupave të tua?

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.