Bora Zemani dhe lista e gjatë e VIP-ave, a do ndezë BBVK5 Kosovën?

Edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova mund të nisë më 19 tetor, ssipas pretendimeve që po përhapen në rrjetet sociale. Thuhet se këtë herë mund të ketë ndryshime në drejtimin e programit, personazhe të reja dhe disa risi që kanë ngjallur kuriozitetin e fansave.
Megjithatë, le të jemi të sinqertë, këto janë vetëm fjalë goje dhe sugjerime, jo një listë zyrtare nga produksioni. Por kjo nuk do të thotë që nuk mund të diskutojmë emrat e fortë që po qarkullojnë! Për drejtimin e programit, po flitet për Alaudin Hamitin dhe Bora Zemani.
Ndërkohë, paneli i opinionistëve mund të ketë rikthime! Leonora Jakupi, e cila ka qenë pjesë e formatit në edicionin e katërt, dhe Shqipe Hysenaj, ish-banore e sezonit të dytë, po përmenden si zgjedhje.
Por ajo që po na mban me frymë është lista e banorëve të mundshëm. Mes emrave që qarkullojnë është Ledion Grishaj, i cili thuhet se do jetë banori adoleshent i këtij edicioni. Pastaj kemi këngëtarin Bejta, muzikantin Sheki, reperin Nichi dhe këngëtaren Vjollca Haxhiu. Një listë goxha e larmishme deri tani.
Dhe jo vetëm! Flitet edhe për Angel Spahon, që në këto raportime lidhet me personazhin e prezantuar si gigolo. Kësaj i shtohen gazetarja dhe influencuesja Zoja Nushi, moderatori dhe këngëtari Robert Berisha, si dhe influencuesja transgjinore Erina. Edhe Pranvera dhe Marjani përmenden si çifti që mund të hyjë bashkë. Me gjithë këta emra, shtëpia do ndizet vërtet!
Mbetet të shihet sa nga këto informacione të pakonfirmuara do të vërtetohen nga produksioni.
