Benita dhe shakaja virale: A je gati për atë djalin?

Pyetja A je gati për atë djalin sonte? Për cilin djalë? u bë virale në TikTok dhe Instagram, duke kapur vëmendjen e të gjithëve në rrjetet sociale. Por, duket se Benita ka vendosur ta vazhdojë këtë histori, duke e kthyer në një shaka të vërtetë.
Në një postim të fundit në InstaStory, ajo ka publikuar një fotografi ku shfaqet elegante, veshur me një fustan klasik të zi që i thekson linjat e trupit. Krahas fotos, Benita ka shkruar: Ti po e shikon atë djalin.
Edhe pse Benita nuk e përmendi drejtpërdrejt emrin, ky mbishkrim duket se i referohet Claude-it, duke lënë të kuptohet se ishte pikërisht për të pyetja nëse ishte gati për atë djalin. Kështu, ajo i është kthyer me humor pyetjes që mori kaq shumë vëmendje, duke shtuar një dozë misteri dhe argëtimi.
Një lëvizje inteligjente që i mbylli gojën të gjithëve... apo e shtoi edhe më shumë misterin? Ne themi që një Benita me humor dhe fustan të zi është gjithmonë zgjidhja! Po ju, çfarë mendoni?
