Ledri Vula dhe Bebe Rexha “dogjën” dasmën e vëllait të saj!

Reperi i njohur Ledri Vula ishte i ftuar special për të performuar në dasmën e vëllait të këngëtares me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha. Imagjinoni atmosferën!
Ledri, një reper, këngëtar dhe kantautor nga Kosova, nuk harroi të ndante me ndjekësit në Instagram disa pamje epike krah Bebes. Dyshja shihej duke biseduar e pozuar së bashku, duke lënë përshtypjen e një feste të vërtetë yjesh.
Ajo që mori vëmendjen, përveç muzikës së shkëlqyer, ishte edhe vetë Bebe, e cila u shfaq me një fustan elegant në ngjyrë të zezë e rozë, i kombinuar perfekt me aksesorë që i dhanë një pamje super glamuroze. Në dasmën me tradita shqiptare performoi edhe këngëtarja Yllka Kuqi, duke e bërë muzikën shqiptare pjesë të kësaj feste familjare.
Pavarësisht karrierës së saj në Los Angeles, Bebe tregon gjithmonë se lidhja me rrënjët shqiptare është e fortë, dhe kjo dasmë me tradita e bëri mëse të qartë këtë gjë. Po ju, cilin artist do ftonit në dasmën e vëllait/motrës?
