Rita Ora, shkëlqim dhe dramë: Fustani “gjembor” që të la pa fjalë, por edhe një padi që ziejnë

Rita Ora, këngëtarja shqiptare e njohur për zgjedhjet e saj guximtare në modë, ka qenë sërish në qendër të vëmendjes. Ajo shkëlqeu në premierën e filmit "Klara dhe Dielli" në Londër, ku u shfaq për të mbështetur bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, . Ky ishte shfaqja e saj e parë publike që kur u raportua për padinë nga ish-menaxherja e saj, Sarah Stennett.
Fustani që ndau mendjet
Në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit BFI në Londër, Rita Ora u shfaq me një fustan të zi transparent me dantellë, me një fund voluminoz dhe një aksesor të madh në kokë, të zbukuruar me detaje që ngjanin me gjemba. Veshja e saj ekstravagante ishte pa diskutim një nga momentet më të spikatura të mbrëmjes. Ajo pozoi për fotografët krah bashkëshortit të saj, Taika Waititi, si dhe aktoreve Jenna Ortega dhe Amy Adams, të cilat janë protagonistet e filmit.
Edhe vajzat e tjera nuk ishin pa stil. Jenna Ortega shkëlqeu me një fustan elegant saten të artë, që i rrinte ngjitur pas trupit, i kombinuar me një aksesor flokësh me dantellë delikate. Ndërsa Amy Adams, e cila luan rolin e Chrissie, një nëne tepër kontrolluese, zgjodhi një fustan elegant bardhezi.
Filmi që pritet me kuriozitet
Filmi fantastiko-shkencor "Klara dhe Dielli" prezanton Jenna Ortega-n në rolin e Klarës, një vajze robotike e krijuar për të shoqëruar njerëzit dhe për të luftuar vetminë. Historia zhvillohet në një të ardhme alternative, ku zhvillimet në inxhinierinë gjenetike kanë krijuar ndarje të thella sociale dhe izolim mes njerëzve. Një temë mjaft aktuale, apo jo?
Drama ligjore: Padi dhe shifra
Ndërsa Rita shkëlqente në tapetin e kuq, pas kuintave ziente një dramë ligjore. Ish-menaxherja e saj, Sarah Stennett, themeluese e FAE Ventures, ka ngritur një padi në Gjykatën e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar, duke pretenduar se kompania e saj nuk ka marrë një përqindje të dakordësuar nga disa të ardhura të këngëtares. Kujtojmë se Ora dhe Stennett e ndërprenë bashkëpunimin në vitin 2024, pas 15 vitesh punë së bashku, duke cituar mosmarrëveshje për drejtimin e karrierës.
Sipas pretendimeve të paraqitura në padi, Rita Ora thuhet se nuk ka përmbushur disa detyrime kontraktuale lidhur me të ardhurat nga turnetë muzikore dhe angazhimet televizive. Gazeta britanike "The Sun" raportoi se kompania e ish-menaxheres konteston disa zbritje të bëra nga të ardhurat për shërbime profesionale, si reklamim, kontabilitet dhe sigurime. Një pjesë tjetër e mosmarrëveshjes lidhet me të ardhurat nga turneu botëror "Phoenix" gjatë periudhës 2019-2020, të cilat kompania pretendon se nuk janë deklaruar plotësisht në llogaritjen e pagesave të detyrueshme. Këto mbeten vetëm pretendime të paditëses dhe nuk përbëjnë një vendim gjyqësor kundër këngëtares. Tani për tani, përfaqësuesit e Ritës dhe Sarah Stennett nuk kanë bërë asnjë koment publik.
E ardhmja e Ritës: Muzikë, film dhe biznes
Pavarësisht kësaj drame ligjore, Rita Ora duket se është totalisht e fokusuar te zgjerimi i karrierës së saj. Pas ndërprerjes së bashkëpunimit me FAE Ventures, ajo ka nënshkruar një marrëveshje me menaxheren Melissa Ruderman nga Range Media Partners, duke nisur një fazë të re. Strategjia e re synon ta pozicionojë Ritën jo vetëm si këngëtare, por edhe si aktore, sipërmarrëse dhe personalitet me ndikim në industrinë ndërkombëtare të argëtimit.
Kohët e fundit, Rita ka ngjallur interesin e fansave pasi publikoi një foto nga studioja muzikore, duke lënë të kuptohet se po punon intensivisht për albumin e saj të katërt, i cili pritet të dalë në vitin 2027. Paralelisht me muzikën, këngëtarja po zgjeron angazhimet e saj në kinematografi. Ajo është pjesë e projektit filmik "Honeymoon with Harry", nga studioja Amazon MGM, ku luan krah emrave të njohur si Jake Gyllenhaal, Kevin Costner dhe Sarah Pidgeon. Rita do të shfaqet edhe në filmin e ardhshëm "Voltron", si dhe do të rikthehet në universin e Disney-t me "Descendants: Wicked Wonderland", pasi luajti Mbretëreshën e Zemrave në "Descendants: The Rise of Red". Përveç projekteve artistike, ajo vazhdon të zhvillojë biznesin e saj TYPEBEA, kompaninë e produkteve të kujdesit të flokëve të cilën e bashkëthemeloi me sipërmarrësen Anna Lahey.
