Sherri i Kelly Clarkson me dyqanin e lodrave: PR-istët thonë se bëri një gabim të madh

Kur një sherr arrin në gjykatën e opinionit publik, fituesi nuk është domosdoshmërisht ai që ka “të drejtë” teknikisht. Fakti është se fiton kush krijon narrativën më të mirë. Këtë e ka lënë pa adresuar Kelly Clarkson në konfliktin e saj viral me një biznes të vogël në Brooklyn, sipas Evan Nierman, CEO i firmës globale të PR-it Red Banyan. Kjo ka më shumë të bëjë me ndjenjat sesa me faktet, theksoi Nierman.
E gjithë kjo tollovi e bërë publike nisi të shtunën, kur Kelly Clarkson ndau një postim në X rreth vizitës së saj të fundit në "Art of Play", një dyqan që shet lodra, enigma, dhurata dhe gjëra të tjera të veçanta. Clarkson tha se ajo ishte trajtuar keq në dyqan, duke e krahasuar veten me heroinën e Julia Roberts në filmin "Pretty Woman" – më specifikisht, me skenën e paharrueshme ku asaj i refuzohet shërbimi dhe tallen me të në një butik luksoz në Beverly Hills. Këngëtarja shkroi: Ajo tha se kishte udhëtuar deri në Brooklyn për të parë dyqanin dhe se e shikuan sikur nuk mund ta përballonte, duke i thënë se mund t'i gjenin diçka të krahasueshme. E quajti punonjësin idiot dhe tha se dyqani sapo kishte humbur një shitje të madhe.
Clarkson tha se ajo u përpoq të blinte diçka të shtrenjtë te "Art of Play", por u trajtua sikur nuk mund ta përballonte. Megjithatë, punonjësi i dyqanit me të cilin foli Kelly Clarkson e kujton ndërveprimin ndryshe. "Art of Play" iu përgjigj publikisht, duke thënë se Clarkson pyeti për një kukull mekanike zogjsh unike, të quajtur "Molly", dhe iu tha se nuk ishte në shitje. Kur Clarkson ngulmoi, duke këmbëngulur se Molly kishte një çmim prej 15,000 dollarësh dhe e quajti punonjësin "gënjeshtar", "Art of Play" sqaroi pretendimin e saj. Në një deklaratë të mëvonshme në Instagram, dyqani tha se Clarksonit i ishte ofruar një version pothuajse identik i zogut, krijuar nga i njëjti artist, për 15,000 dollarë, si dhe një version i krahasueshëm nga një prodhues tjetër për 2,000 dollarë.
Karta e viktimës
Në fund të fundit, kush ka të drejtë dhe çfarë ndodhi vërtet? Ndoshta nuk do ta dimë kurrë, dhe me gjasë nuk do të ketë rëndësi në planin afatgjatë. Por nga këndvështrimi i PR-it, Nierman tha se kjo ngatërresë për detaje të parëndësishme nuk është as bindëse dhe as produktive. Sipas Nierman, si Kelly Clarkson ashtu edhe dyqani po përpiqen të paraqiten si viktima në këtë mosmarrëveshje. Por të vetmit njerëz që dinë vërtet se çfarë ndodhi atë mëngjes fatal ishin shitësi, Kelly Clarkson dhe Molly, zogu, i cili nuk do të këndojë kurrë.
Rrugëdalja elegante
Nierman theksoi se Clarkson nuk ka shumë për të humbur duke bërë publike ankesat e saj të vogla në rrjetet sociale. Ajo është një këngëtare e pasur, e famshme, me tre çmime Grammy dhe gati nëntë milionë ndjekës në X. Do të ishte e vështirë të argumentohej se jeta e saj do të prishet në ndonjë mënyrë të rëndësishme, edhe nëse ajo u trajtua keq nga dyqani dhe stafi i tij, tha Nierman. Por Clarkson nuk ka as shumë për të fituar këtu. Duke u vendosur në rolin e viktimës, ajo ka shpërfillur etikën e dinamikave të pushtetit online, duke vënë fansat e saj besnikë kundër një biznesi të vogël për një ndërveprim të shkurtër. Edhe nëse çdo gjë që ajo tha ishte e vërtetë dhe Clarkson u trajtua vërtet keq nga stafi i dyqanit, reagimi nuk është aspak i mirë.
Nierman shtoi se të dy duan të kenë të drejtë, ndërkohë që duhet të kërkojnë një rrugëdalje ku të dy të duken mirë. Një ide? Sherri nisi për një zog, ndaj ndoshta duhet të përfundojë me një të tillë. Rezultati më i mirë i mundshëm në këtë pikë do të ishte ta ktheje atë në dyqan dhe të gjeje një mënyrë për t'i siguruar asaj një zog që këndon, vazhdoi Nierman. Kjo do ta mbyllte gjithë gjënë shumë bukur dhe të gjithë mund të shkonin përpara dhe të merreshin me çështje më të rëndësishme. Sepse, siç thuhet, nuk ka mbaruar derisa Molly, zogu robotik, të këndojë!
