Rihanna hap Javën e Modës në Paris me një look që s'të fal!

Mbrëmjen e së hënës, superylli ishte e pranishme për të çelur ditën e parë të shfaqjeve në Paris, duke marrë pjesë në sfilatën e koleksionit Matières Fécales pranverë 2027. Dhe siç pritej, ajo solli një look vërtet mbresëlënës për këtë dalje. Epo, kur Rihanna shkon me veshje couture në aeroport, kush e mendonte se në rreshtin e parë nuk do të shkëlqente duke bërë namin?! Ky look vërtet bëri deklaratë!
Këngëtarja u shfaq me një kostum fundi dramatik, që ishte gjithçka tjetër veçse tradicional apo “businessy”. Riri zgjodhi një set dy-copësh të bronztë, me shkëlqim dhe thekë, që lëvizte dhe dridhej me çdo hap – siç duhet për një queen si ajo! Me shumë mundësi, kjo krijesë e modës ishte një porosi speciale nga Matière Fécales, duke marrë parasysh se ajo po merrte pjesë në prezantimin e tyre.
Për t’i dhënë një prekje edhe më seksi, Rihanna e kombinoi ansamblin tekstural me një bluzë-sutjena të zezë transparente poshtë, si dhe një palë taka të zeza Louboutin me formë të lakuar, që janë ëndrra e çdo fashioniste. Qartazi, Java e Modës në Paris për Rihannën ka nisur në mënyrë spektakolare, dhe e gjithë java sapo ka filluar, por Riri tashmë ka vendosur standardin!
Na kap ankthi të shohim nëse Riri do të jetë e pranishme edhe në shfaqje të tjera të mëdha si Dior (po themi po, sepse ajo është një nga fytyrat e markës, në fund të fundit!), Saint Laurent, apo edhe Chanel. Duke qenë se edhe i dashuri i saj, A$AP Rocky, është një adhurues i Chanel, mund të shohim ndonjë moment çifti që do na lërë pa frymë. Mbani sytë hapur, miq: Rocky dhe Riri mund t'ju shfaqen në kafenenë tuaj të preferuar!
