Michael Douglas tregon sekretin e martesës që zgjat dhe Catherine ende s'i ka lexuar librin!

Martesa e Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones është ende në formë të mirë, sipas aktorit legjendar, i cili ka reflektuar mbi lidhjen gati 30-vjeçare me aktoren nga Uellsi. Në një intervistë për The Sunday Times, Douglas, i cili sot është 82 vjeç, foli hapur për sekretin (që s'është sekret fare, të themi të drejtën) të një marrëdhënieje afatgjatë: Martesa është shumë punë, e di.
Çifti, që ka fituar dhe Oscar, u takua në festivalin e filmit në Deauville në vitin 1998, kur ai ishte 53 dhe ajo 28. Historia e takimit është epike: Douglas i tha asaj pa pikë dyshimi: Do të jem babai i fëmijëve të tu. Dhe ja ku jemi, ata u martuan në Plaza Hotel në New York në vitin 2000 dhe kanë dy fëmijë, Dylan, 26 vjeç, dhe Carys, 23 vjeçe.
Edhe pse në vitin 2013 patën një ndarje të shkurtër, ylli i filmave të njohur si “Wall Street” dhe “Fatal Attraction” tha se nuk hoqa dorë kurrë nga shpresa se do të pajtoheshim. Dhe ashtu ndodhi, brenda një viti ishin sërish bashkë. Douglas mohon të ketë “fituar sërish” gruan e tij, duke thënë se ishte reciproke... Ne patëm problemet tona, por e dua shumë dhe, 25 vite, e di. Ata festuan përvjetorin e tyre të argjendtë vitin e kaluar, ku Catherine tha se e donte Douglasin sot ashtu siç e donte atëherë.
Nuk është çudi që romanca e tyre ka kapur gjithmonë vëmendjen e publikut. Kur u takuan, Douglas kishte njëfarë reputacioni, ndërsa Zeta-Jones po bënte emër me filmin “The Mask of Zorro”. Pas nëntë muajsh lidhje, kryesisht në distancë, Catherine i kishte thënë Douglasit se nuk jam e interesuar të dal me ty nëse del me njerëz të tjerë. Dhe përgjigja e tij? Prit këtu, duhet të bëj pesë telefonata të shpejta! A ka më mirë?!
Douglas ka udhëtuar rregullisht në Uells me gruan dhe familjen e tij, madje ka thënë se është “i dashuruar” me njerëzit dhe fshatrat, por motin e quan “brutal”.
Libri i tij i ri, “One Helluva Ride”, u publikua në Mbretërinë e Bashkuar javën e 6 tetorit dhe zbulon detaje nga fëmijëria, karriera në Hollywood dhe marrëdhëniet e tij. Por jo! I pyetur se çfarë mendonte gruaja e tij për librin, ai pranoi: Ajo nuk e ka lexuar. Seriozisht?! Çfarë mendimi ke ti për këtë?
