MAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Argëtim

Rihanna hap gojën, fansat i bëjnë llogaritë – ka kaq shumë këngë të pabotuara?!

via Instagram @badgalriri

Gjatë një live në TikTok për Fenty Beauty, Rihanna ka bërë të dridhen fansat e muzikës. E pyetur për materialet muzikore që vazhdojnë të mbeten të pabotuara, ajo bëri një krahasim të thjeshtë, por që ndezi flakë. Ajo krahasoi veten me paketën e re “Bomb Vacay”, që ka dhjetë produkte, duke thënë: Nëse këtu janë dhjetë produkte, atëherë unë kam të paktën 17 kuti me këngë.

E kuptohet, fansat, nuk kanë pritur gjatë për të bërë llogaritë. Sipas interpretimit të tyre të shpejtë dhe pa kompromis, kjo fjali e Rihannës mund të nënkuptojë që ajo ka rreth 170 këngë të pabotuara në arkivin e saj! Po, e lexuat mirë, NJËQIND E SHTATËDHJETË! Kujt i bie të fikët i bie, rregulloni veten!

Edhe pse artistja nuk e përmendi drejtpërdrejt këtë shifër bombë, dhe as nuk dha detaje nëse këto materiale do të bëhen pjesë e albumit të saj të ardhshëm, kjo deklaratë ka mjaftuar për të shtuar edhe më shumë kureshtjen për “R9”, albumin e saj të nëntë të pritur me aq mall.

Dhe e kuptojmë pse fansat janë çmendur, duke pasur parasysh që projekti i saj i fundit në studio, “Anti”, u lançua në vitin 2016. Prej atëherë, të gjithë po presin kthimin e saj të plotë në muzikë. Me gjithë këto këngë, a do ta shohim “R9” para se të dalim në pension, apo do na duhet të presim edhe pak?!

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.