Çfarë fshihej në arkivat e mesazheve? Blerina Matraku dhe Claudia Hilah, historia e vjetër që u rishfaq!

Sikur të mos mjaftonte gjithë zhurma që është krijuar, tani po qarkullon edhe një imazh i komunikimit të hershëm mes Blerina Matrakut dhe Claudia Hilah. Matraku, siç dihet, kohët e fundit i kërkoi falje publike Claudia-s dhe vajzave të saj për dhimbjen që mund t'u ketë shkaktuar, teksa kërkoi me insistim që videot të mos shpërndaheshin më, duke theksuar se ishte shkelur privatësia e saj.
Por ja ku kthehemi pas në kohë, afërsisht tetë vite më parë, kur mesazhi tregon një raport të ngushtë mes tyre. Në bisedën e publikuar, Blerina i shkruante Claudia-s: “You're love” (në origjinal, sipas burimit), ndërsa kjo e fundit i përgjigjej: kiss a big light! Një raport i ngushtë, apo jo?
Edhe pse ky mesazh i vjetër dëshmon një afrimitet të dikurshëm, le të jemi të sinqertë, nuk ofron më shumë informacion mbi raportin e tyre të tanishëm. Ama, kur emrat e Blerina Matrakut, Adrian Hilah dhe Claudia Hilah janë bërë pjesë e çdo diskutimi publik, çdo "arkiv" i vjetër duket se bëhet lajm. Një mesazh i shkurtër, tetë vite më vonë, është kthyer në temë diskutimi.
