Mëngjesi 'Protein Bowl': Gati në pak minuta, shije sikur ëmbëlsirë!

Nëse ke një ditë plot angazhime, të duhet një mëngjes që të mbajë të ngopur. Nëse çdo mëngjes bën 'hall' me çfarë të hash shpejt e shëndetshëm, atëherë ky 'protein bowl' me kos, tërshërë, fruta dhe arra është zgjidhja 'bombë'! Seriozisht, harroje pritjen para frigoriferit, se ky mëngjes është gati në pak minuta, të duket më shumë si një ëmbëlsirë sesa si një vakt i shëndetshëm.
Pjesa më e mirë? S'të duhet të zgjohesh më herët se zakonisht për ta përgatitur. Nuk duhet pjekje, blender apo ndonjë teknikë e veçantë. Në rreth pesë minuta, ke përpara një mëngjes plot shije dhe plot me gjithçka që të duhet.
Kjo pjatë, me kombinimin e kosit, tërshërës, frutave dhe arrave, krijon një shpërthim teksturash dhe shijesh. Kosi të jep proteinën e nevojshme, tërshëra dhe frutat sjellin fibra dhe karbohidrate, ndërsa arrat dhe gjalpi i kikirikut shtojnë yndyra të mira që të mbajnë të ngopur. Është fiks ai kombinim që të bën të ndihesh plot energji pa u rënduar. Dhe pa atë shqetësimin e pafundmë po tani çfarë do ha sërish pas një ore?
Dhe pjesa më cool? Mund ta personalizosh fiks si të duash, saqë nuk do ndihesh kurrë sikur po ha të njëjtin mëngjes përsëri dhe përsëri! Nëse do më shumë proteina, shto kos me shumë proteina ose pak gjizë (cottage cheese). Edhe suplementin tënd të proteinave mund ta përziejsh me kosin, sipas udhëzimeve që ka. Bëj ndryshime sipas sezonit: në vend të bananes, hidh mollë me kanellë, ose në vend të luleshtrydheve, provo manaferra apo pjeshkë. Po pate fiksim çokollatën, hidh pak kakao pa sheqer dhe e ke zgjidhur! Kjo recetë është super e adaptueshme për nevojat dhe programin tënd ushqimor.
E keni menduar ndonjëherë t'i bëni gati gjërat mbrëmjen përpara? Me këtë protein bowl mundeni! Vendos kosin dhe tërshërën në një tas që në mbrëmje, dhe në mëngjes shton frutat dhe arrat. Kështu, edhe kur nxiton si çmendur dhe s'ke asnjë minutë, mëngjesin e ke gati për t'u marrë me vete ose për t'u shijuar shpejt. Pra, nëse je në kërkim të një mëngjesi të shpejtë, të shëndetshëm, super të shijshëm dhe që nuk të lë të vuash për ore, ky protein bowl është thjesht perfekt! Kush tha që shëndeti s'mund të jetë dhe i shijshëm njëkohësisht, e madje të duket si ëmbëlsirë?! Pse të mos jetë mëngjesi yte fix si duhet, pa shumë "drama"?
