MAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Argëtim

Lindsay Lohan dhe Henry Golding do të jenë yjet e filmit të ri romantik në Netflix

Lindsay Lohan, aktorja e njohur nga filmat Mean Girls dhe Freaky Friday, është gati të na servojë një tjetër hit! Ajo jo vetëm që do të jetë protagonistja kryesore në filmin e ri romantik të Netflix, Return to You, por do të jetë edhe producente.

Kësaj here, ajo do të luajë përballë Henry Golding, aktorit që na la me gojë hapur në Crazy Rich Asians dhe Last Christmas. Imagjinoni pak këtë dyshe, shkrepëtima do të ketë plot! Për t'i bërë gjërat edhe më nostalgjike, filmin do ta drejtojë Mark Waters, regjisori që e drejtoi Lohan-in në filmat Freaky Friday dhe Mean Girls.

Ajo do të punojë sërish edhe me producentin Brad Krevoy. Titulli Return to You tingëllon si një rom-com klasik që na pëlqen t'i shohim pas një dite të gjatë. Me këtë kast dhe këtë regjisor, presim një film plot emocione dhe pse jo, ca drama që na mbajnë para ekranit!

Mbetet vetëm të shohim nëse kimija e tyre do të jetë po aq e fortë sa pritshmëritë tona!

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.