Ermiona Lekbello reagon për videot intime: Gratë nuk duhen paragjykuar

Këngëtarja dhe modelja Ermiona Lekbello ka reaguar ndaj videove intime që qarkullojnë në rrjetet sociale, duke ndarë mendimin e saj të drejtpërdrejtë për situatën.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Lekbello theksoi se gratë e përfshira në këto imazhe ishin aty me dëshirën e tyre të lirë. Ajo argumentoi se ato nuk duhet të paragjykohen për zgjedhjet e tyre personale.
Më tej, këngëtarja kritikoi ashpër standardet e dyfishta që, sipas saj, ekzistojnë në shoqërinë shqiptare mes burrave dhe grave. A është në rregull që burrat të kenë 56 dashnore? Është, është në rregull. Atëherë çfarë po bëni, çfarë po bëni? Mos e fajësoni gruan, asnjëherë, në asnjë mënyrë, tha Lekbello.
Ajo shtjelloi edhe vështirësitë e shumta me të cilat përballen gratë në shoqërinë shqiptare, duke thënë se shpeshherë ato mbeten pa mbështetje dhe përballen me paragjykime. Gruaja shqiptare po vuan. Gruaja shqiptare nuk ka mbështetje. Gruaja shqiptare po vuan dhe gruaja shqiptare është viktimë e shoqërisë, tha këngëtarja.
