MAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Argëtim

Bebe Rexha këndon këngën simbol të dasmave shqiptare dhe bëhet virale

Bebe Rexha u bë virale kohët e fundit pasi u filmua duke kënduar super hitin Eja tezes së madhe në një dasmë shqiptare. Kjo këngë, një "must" absolut në çdo festë dhe dasmë tonën, u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale.

Nuk dihet saktësisht ku u mbajt dasma, as nëse ishte një event në rrethin e familjes së saj apo thjesht me miq të ngushtë. Por një gjë është e qartë: performanca e Bebe-s me këngën tradicionale tërhoqi vëmendje të madhe dhe u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale.

Kjo s'është hera e parë që Bebe Rexha tregon sa shumë e do kulturën shqiptare. Së fundmi, pasi vëllai i saj kurorëzoi dashurinë në martesë, edhe në atë festë nuk mungoi muzika tradicionale shqiptare, duke i dhënë atmosferë tipike shqiptare festës.

Pavarësisht se prej vitesh është pjesë e skenave më të mëdha botërore, Bebe Rexha vazhdon ta mbajë afër origjinën dhe traditat shqiptare, duke i ndarë herë pas here me miliona ndjekës. Sa mirë që kemi dikë si ajo, që na i "marketingon" dasmat tona në botë!

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.