MAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Argëtim

Uau! Djali i fshehtë i Michael McDonald e gjen pas 58 vitesh, falë një testi ADN-je!

Ndonjëherë jeta bën kthesa që as filmat nuk i shkruajnë dot! Michael Goessling, një burrë i adoptuar që fëmijë, sapo zbuloi se babai i tij biologjik është legjenda e muzikës, Michael McDonald, fitues i pesëfishtë i çmimeve Grammy dhe zëri i grupit “Doobie Brothers”. Dhe gjithçka nisi falë një testi ADN-je!

Goessling e ka ditur gjithmonë që ishte i adoptuar, dhe tregon se ka pasur një fëmijëri super të mrekullueshme me prindërit e tij adoptues, Paul dhe Kay. Por kurioziteti për familjen biologjike nuk e la asnjëherë. Derisa, një gjysmë-vëlla, për ekzistencën e të cilit nuk dinte, bëri një test ADN-je “23andMe” dhe bam! Zbuloi se Goessling ishte gjysmë-vëllai i tij.

Pas kësaj, Goessling takoi nënën e tij biologjike pikërisht në ditëlindjen e tij të 58-të. Më vonë, foli edhe me babanë e tij biologjik, Michael McDonald, në telefon. Kur McDonald përmendi që ishte muzikant dhe po përgatitej për një koncert në St. Louis, Goessling i vuri pikat mbi 'i' dhe pyeti: "A je ti Michael McDonald?" Përgjigjja e yllit? Po, kam frikë se po.

Takimi live i babë e bir ishte aq i ngrohtë sa ç'e prisnim: Goessling kujton se McDonald e përqafoi menjëherë. Po për McDonald, kjo histori erdhi me një surprizë tjetër: mësoi se ishte gjysh! Këngëtari i “What a Fool Believes” tha se ende po e përpunon këtë lajm dhe se është shumë krenar për nusen dhe dy nipërit e tij.

McDonald dhe nëna biologjike e Goessling ishin vetëm 14 vjeç kur e konceptuan dhe e dhanë për birësim. Por ata mbetën shokë gjatë viteve, duke u merakosen shpesh për fatin e djalit të tyre. McDonald tha se të mësosh që ai ishte rritur i lumtur dhe i dashur ishte një lehtësim i madh. Ai i tha reporterit Steve Harris se e ka mbajtur gjithmonë një ndjenjë faji, por se të dinte që djali kishte pasur një jetë të mirë ishte një shpërblim i madh. Rock star-at e vërtetë në këtë histori janë prindërit e tij adoptues, tha ai.

Kush e dinte që gjenet mund të të bashkonin jo vetëm me familjen e humbur, por edhe me famën e një rock star-i? Jeta është e çuditshme, apo jo?

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.