Megan Fox aq guximtare sa i kërkoi ekipit ta ulte pak ritmin e reklamës së saj

Megan Fox nuk ka frikë ta çojë më larg kufirin me fushatën e saj më të re. Ajo pranoi se koncepti origjinal ishte edhe më i guximshëm nga ç’e kishte pritur!
Ylli i "Jennifer's Body" tregoi se fillimisht kishte menduar të kërkonte një skenar me më shumë humor dhe "sex appeal". Por, ironikisht, doli që ajo vetë t'i sugjeronte ekipit të tërhiqej pak. Ajo tha se ekipi vërtet ishte lëshuar me disa nga batutat dhe aluzionet, të cilat ajo i pëlqen shumë.
Por, përtej humorit dhe guximit, Fox solli edhe një mesazh serioz. Ajo shpjegoi pse gratë duhet të jenë pjesë e diskutimit rreth vështirësive në intimitet, duke theksuar se këto vështirësi mund të prekin të dy partnerët. Sipas saj, bisedat e sinqerta dhe një përgjigje mbështetëse janë thelbësore, veçanërisht gjatë periudhave më pak aktive seksualisht në një marrëdhënie afatgjatë.
Ajo shpreson që çiftet t'i qasen kësaj çështjeje bashkë, në vend që njëri prej tyre ta përjetojë i vetëm. Jemi në të njëjtin ekip, tha ajo.
Produkti që Megan po reklamon, Ro Sparks, kombinon sildenafilin dhe tadalafilin (përbërës aktivë që gjenden te Viagra dhe Cialis) në një trajtim që tretet nën gjuhë. Kompania Ro thekson në faqen e saj se produkti nuk është i aprovuar nga FDA. Brian Austin Green ka thënë se në martesën me Megan Fox ai ishte udhëhequr nga "tërheqja fizike".
Po mirë, vallë sa "zjarr" kishte reklama para se Megan ta "fikte" pak?
