Doksi i ri i Elon Musk: Kur regjisori e vërteton që ai kishte të drejtë!

Në vitin 2023, Alex Gibney, regjisori i njohur që ka marrë edhe Oscar, njoftoi se po punonte për një dokumentar rreth Elon Musk. Natyrisht, i kërkoi Musk-ut një intervistë. Por, nëse prisni një përgjigje diplomatike, jeni gabim! Përgjigjja e Musk-ut erdhi direkt në X, aty ku ai informoi 241.5 milionë ndjekësit e tij se Gibney është një budalla. Dhe me sa duket, Gibney, me dokumentarin e tij të ri, bëri çmos ta vërtetonte pikërisht këtë.
Po, mund t'i besosh fjalën miliarderit më të pasur në botë, ose mund të shpenzosh tre orë e 55 minuta duke parë Gibney-n teksa sforcohet të provojë se Musk kishte të drejtë që në fillim. Filmi i ri i regjisorit, i lëshuar të premten që kaloi, thjesht i titulluar “Musk”, sjell një energji të çmendur për të shkatërruar karakterin e subjektit të tij. Fiks si energjia që Musk vetë sjell kur ndërton raketa të ripërdorshme ose makina vetë-drejtuese. A s'është ironike?!
Ambicia e Gibney-t shfaqet që në fillim të filmit. Meqë Musk nuk pranoi të ulej për një intervistë, Gibney, në hapje të filmit, na tregon se vendosi të krijonte një Elon Musk të animuar me Inteligjencë Artificiale dhe ta intervistonte atë në vend të tij. Po imagjinoni pak skenën!
Nëse kjo do të ishte në duart e një regjisori vërtet kurioz për subjektin e tij, ky vendim mund të kishte sjellë disa zbulime interesante, veçanërisht pasi “Robo-Musk” u ushqye vetëm me rreshta që vetë Musk i kishte thënë në intervista publike. Por jo! Gibney na serviri një lloj “villaini” prej filmave të James Bond-it, të animuar si karikaturë, i ulur në një karrige gaming dhe që nxirrte copa-copa fraza të dekontekstualizuara. Gjithë ky mund i Gibney-t kishte vetëm një qëllim: të mbështeste tezën jo-aq-të-fshehur të filmit – nëse nuk e ndalojmë dot disi, Elon Musk do ta shkatërrojë botën. Fiks kështu, me seriozitet!
Dhe Gibney me sa duket e ka fiks kështu, fjalë për fjalë! Posterin e filmit e tregon Musk-un të ngjitur mbi globin, duke e prerë atë në dy pjesë me një sharrë elektrike. Vetë filmi nis me një sekuencë animimi, jo fort të mirë, që tregon tokën duke shpërthyer me lëvizje të ngadalta. Pra, regjisori donte të na tregonte se Musk është i rrezikshëm dhe i çmendur, por me gjithë atë dramë dhe animacionin e dobët, filmi sipas këtij vlerësimi e vërteton atë që Musk tha për regjisorin.
