Bia Khalifa dhe Arban Dili: A po “tradhtohen” nga detajet e Milanos?

Duket se misteri rreth burrit me të cilin ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Bia Khalifa, ishte parë në Prishtinë prej kohësh, po merr fund. Dhe, si shpeshherë në botën e yjeve, detajet e vogla në rrjete sociale janë ato që flasin më shumë se çdo deklaratë zyrtare.
Fjala është për Arban Dili, figurën e njohur të Instagramit, me të cilin Bia po krijon një valë dyshimesh për një romancë të mundshme. Kjo “pazëll” po montohet me kujdes nga detajet e publikuara nga vetë ata gjatë qëndrimit në Milano, ku Bia po merr pjesë në Javën e Modës.
Një nga “provat” e para vjen nga hoteli luksoz “Four Seasons Milan”. Bia Khalifa publikoi një foto me një tavolinë të mbushur me ëmbëlsira dhe një palë syze. Duket normale, apo jo? Epo, vetëm pak orë më herët, Arban Dili kishte ndarë një foto nga i njëjti ambient, me të njëjtën tavolinë, të njëjtat ëmbëlsira dhe syze! A ka rastësi më të mirë se të ndash dessert-in me dikë?
Por, nuk mbaron me kaq. Çifti i supozuar i “rastësive” ka shënuar një tjetër pikë. Bia ndau një foto me dy akullore, të shoqëruara me zemra rozë dhe këngën “Romeo & Juliet”, të gjitha këto ndërsa ndodhej në “Galleria Vittorio Emanuele II”. Dhe, si për t'i vënë vulën dyshimeve, Arban Dili postoi nga e njëjta vendndodhje, afërsisht në të njëjtën kohë. Po, po, e patë mirë, akullore, zemra rozë, Romeo & Juliet... a ka më klasike se kaq për të deklaruar, apo të paktën, të hint-osh, një romancë?
Arban Dili, i cili ka ndërtuar një audiencë të gjerë në Instagram me përmbajtje rreth udhëtimeve, fitnesit dhe stilit të jetesës, Këto përputhje nuk janë një konfirmim i drejtpërdrejtë, por kanë qenë të mjaftueshme për të ndezur fuqishëm thashethemet dhe për të bërë që sytë e të gjithëve të jenë mbi ta. Tani, gjithë vëmendja është te Bia dhe Arban Dili për të parë nëse do të ketë një konfirmim publik, apo nëse këto detaje do të mbeten thjesht “rastësi” të një udhëtimi në Milano. Po ju, çfarë mendoni?
