MAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Stil jetese

Mund të ushqehesh shëndetshëm pa "e shkurtuar": 4 truke që ndryshojnë gjithçka!

Pexels

Kush tha që për të pasur një trup të shëndetshëm duhet të hash vetëm sallatë, të numërosh çdo kalori dhe të kalosh orë të tëra në palestër derisa të ndihesh si superhero? Por e vërteta është shumë ndryshe, shokë e shoqe! Të kujdesesh për veten nuk duhet të jetë një mision i pamundur, as një dietë e përkohshme ku s'kalohen kufijtë. Është thjesht një proces i vazhdueshëm ku ti bën ndryshime të vogla, por që bëjnë një diferencë të madhe në përditshmërinë tënde. Qëllimi është të gjesh një balancë që mund ta mbash realisht, pa u ndier sikur je duke hequr dorë nga gjithçka. Plus, kush tha që në një dietë të balancuar nuk ka vend dhe për ato shijet e vogla që na gëzojnë shpirtin?

Mëngjesi, vakti që nuk falet (dhe nuk duhet injoruar!)

Nëse je nga ata që vrapon nga shtëpia pa futur gjë në gojë, duke menduar e ha një kafe e një biskotë në zyrë, mund të jetë kohë për ta ndryshuar këtë zakon. Një mëngjes i balancuar mund të të ndihmojë ta nisësh ditën me më shumë energji. Mjafton një kos me fruta dhe arra vezë të ziera me pak bukë integrale, ose një tas i madh e i ngrohtë me tërshërë e qumësht, e fruta. Nuk ka nevojë të hash të njëjtën gjë çdo ditë: eksperimento me kombinime të ndryshme dhe gjej ato që të pëlqejnë më shumë.

Frutat dhe perimet: mikeshat e vërteta (dhe plot ngjyra!)

Frutat dhe perimet nuk janë thjesht për zbukurim në pjatë apo ato gjërat e gjelbra që i anashkalon me mjeshtëri, duke menduar e, nuk është ndonjë gjë e madhe. Ato janë të pasura me fibra, vitamina dhe lëndë të tjera ushqyese. Po ku i fut në ditë kur ti s'ke kohë as të marrësh frymë? Shumë thjesht! Filloji të shtosh ngjyra në pjatën tënde. Mund të shtosh fruta në mëngjes ose në snack. Sallatë e madhe me drekë apo darkë? Po pse jo! Ose perime të gatuara, dhe ki zgjedhje të lehta në dispozicion kur ke uri gjatë ditës.

Karbohidratet? Jo armiku, por aleati yt i energjisë!

Buka, orizi, makaronat dhe patatet nuk ka nevojë të përjashtohen nga dieta jote. E rëndësishme është sasia, cilësia dhe, sidomos, si i kombinon. Sa herë mundesh, zgjidh produkte integrale dhe kombinoji me burime proteine, perime dhe yndyra të mira. Kështu krijon një vakt më të plotë pa u privuar nga ushqimet e preferuara.

Dëgjo trupin, pi ujë dhe relaksohu me ushqimin (pa stres!)

Nuk ka nevojë ta trajtosh çdo vakt si provë. Mundohu të dëgjosh trupin tënd: kur je vërtet i uritur dhe kur je ngopur – Ha ngadalë, shijoje vaktin dhe evito sa më shumë shpërqendrimet. Gjithashtu, kujdesu të pish ujë të mjaftueshëm gjatë ditës. Hidratimi është po aq i rëndësishëm sa ushqimi dhe mund të bëhet lehtë pjesë e rutinës së përditshme. Nuk ka nevojë ta përjashtosh përgjithmonë çokollatën, ëmbëlsirën apo ushqimin e preferuar. Në vend që të fiksohesh pas asaj që "ndalohet", përqendrohu te ajo që mund të shtosh në përditshmërinë tënde. Mos kërko dietën perfekte që s'ekziston, por ndërto zakone që të bëjnë të ndihesh mirë, i shëndetshëm dhe energjik në afatgjatë. Një marrëdhënie pozitive me ushqimin, pak konsistencë dhe më pak stres mund të bëjnë diferencën.

Kështu që, lëri dietat me uri dhe fillo të shijosh rrugëtimin drejt një versioni më të mirë të vetes. E ke gati pjatën e parë të shijshme e të shëndetshme?

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.