Alketa Vejsiu: Jam gruaja e Ardianit, kaq mjafton! – Ja pse e mban larg ekranit familjen

Alketa Vejsiu ka folur hapur për marrëdhënien me bashkëshortin e saj gjatë një interviste televizive. E dimë të gjithë që ajo është shumë hermetike për jetën familjare dhe rrallë flet për bashkëshortin, duke e mbajtur larg rrjeteve sociale, ndaj kjo ishte një surprizë e këndshme për të gjithë ne.
E gjithë kjo bisedë u zhvillua kur Luiz Ajlli, e pyeti se si e përkufizonte veten jashtë botës së televizionit. Epo, ne besojmë se ka plot mënyra si mund ta prezantosh veten, por përgjigja e Alketës na pëlqeu dhe ishte krejt ndryshe nga ç'prisnim.
Jam gruaja e Ardianit!
Kur Luiz Ejlli, me humor, tha me humor se prezantohej si burri i Kiarës, Alketa u përgjigj se do të merrte të njëjtin model. Do të them: Jam gruaja e Ardianit, një burri të jashtëzakonshëm që më ka trajtuar si një grua të veçantë gjithë jetën, nëna e Lionel dhe Nikola dhe Alketa, një vajzë e mirë që bën edhe televizion herë pas here, tha ajo, duke qeshur. Epo, kjo s’është pak! Të ndërtosh një karrierë të tillë dhe të vazhdosh të ndihesh “gruaja e…” tregon shumë për marrëdhënien. E pyetur nëse ishte xheloze për bashkëshortin, Vejsiu iu përgjigj shkurt: Nuk jam, sepse ti nuk më jep asnjë arsye. Bravo Alketa, kjo quhet besim!
Pse e mban larg syrit të publikut?
Një pyetje që na ka munduar gjithmonë ka qenë pikërisht kjo: pse Alketa nuk e publikon kurrë burrin në rrjetet sociale? Ajo e shpjegoi me një arsye shumë të drejtë: Respektoj dëshirën dhe lirinë e tij, sepse ai nuk është dikush që i përket botës së showbiz-it. Epo, ky është një shembull i mirë se si mund të funksionojë një marrëdhënie kur njëri partner është në qendër të vëmendjes dhe tjetri jo. Ajo theksoi se kështu ka qenë që në fillim dhe ajo respekton kufijtë e partnerit, ashtu siç ai i ka dhënë asaj lirinë të jetojë plotësisht pasionin e saj. Mendojmë se kjo ka qenë pjesë e balancës së marrëdhënies së tyre që në fillimet e saj. Dhe të themi të drejtën, funksionon super mirë, mesa duket!
Alketa tregoi se bashkëshortin e ka takuar në një moshë shumë të re. E kam takuar para se të bëhesha 20 vjeç, ai ishte 33, një djalë i ri dhe i pjekur, i cili e shihte që unë kisha rrugë të gjatë për të bërë dhe nuk donte që planet tona familjare të pengonin të bëja atë që më bën të lumtur. Kjo tregon një mbështetje të jashtëzakonshme dhe një pjekuri që shumë do ta kishin zili. Ajo shtoi se marrëdhënia e tyre është konsoliduar prej vitesh dhe se nuk ndjen nevojën ta testojë apo ta ekspozojë publikisht. Kemi një marrëdhënie të qëndrueshme prej vitesh që nuk ka nevojë për teste të kësaj natyre, pohoi Vejsiu. Epo, kushdo që ka provuar të jetë në qendër të vëmendjes e di sa e vështirë është të ruash një marrëdhënie, ndaj kjo është për t’u admiruar.
Një pakt i heshtur dhe projekti më i madh
Luiz Ajlli e pyeti gjithashtu se çfarë e bindte se bashkëshorti i saj nuk e tradhtonte. Alketa u shpreh se kjo nuk është aspak një çështje që e shqetëson atë. Nuk e kam fare këtë shqetësim. Nuk ka të bëjë me sigurinë në vetvete, por me një pakt të heshtur që bëjnë dy njerëz kur vendosin të ndërtojnë projekte të mëdha bashkë. Dhe mesa duket ky pakt funksionon më mirë se çdo certifikatë! Sipas saj, projekti më i rëndësishëm i çiftit mbetet familja. Projekti më i madh janë fëmijët, është familja, pastaj ka edhe disa projekte të bukura të lidhura me ëndrrat tona të përbashkëta. Ajo pohoi se nuk ndjen nevojën të përqendrohet tek gjërat jashtë rrethit të saj familjar. Unë kam çdo ditë para syve tablonë e jetës sime. Nuk merrem me askënd që është jashtë orbitës ku rrotullohemi ne të katërt. Dhe kjo është një filozofi jete që shume prej nesh duhet ta merrnim si shembull.
Në fund, Alketa e përshkroi veten me një metaforë karakteristike, duke na lënë të mendojmë se ajo është njësoj si ajo këngë që nuk del kurrë nga moda. Epo, s’kemi çfarë të themi, na e ka mbyllur gojën! Ne mendojmë se Alketa e ka plotësuar listën me të gjitha kriteret për të qenë gruaja më e qetë dhe e lumtur që ka televizori shqiptar. Dhe ju çfarë mendoni?
