Franceska Murati, dy sekonda larg “botës tjetër” – faji i telefonit!

Franceska Murati, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, për pak sa nuk e pësoi rëndë në një incident teksa po ecte në rrugë.
E gjitha nga një shpërqendrim i momentit dhe një pus i hapur në trotuar. Ajo ndau me ndjekësit e saj në Instagram Story një foto ku shfaqej pikërisht ky pus, pa kapak e pa asnjë shenjë paralajmëruese. Në imazh shiheshin edhe këmbët e Franceskës, tmerrësisht pranë hapësirës së rrezikshme, duke treguar sa afër ishte një rënie e mundshme.
Vetë Franceska tregoi se në atë moment ishte zhytur në telefonin e saj dhe për vetëm pak sekonda nuk e kishte parë rrezikun përpara. Për dy sekonda u humba në tel dhe doja të ikja në botën tjetër, shkroi ajo, duke e shoqëruar situatën me humor.
Fatmirësisht, incidenti përfundoi pa pasoja dhe Franceska nuk u lëndua. Po ja që ndonjëherë telefoni na bën me sy edhe kur s’duhet, duke na lënë pas dore gjërat thelbësore si trotuari!
Kjo histori shërben edhe si një kujtesë serioze për rrezikun që paraqesin puset e lënë hapur, sidomos për këmbësorët që mund të mos i vënë re në kohë.
