MAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Argëtim

Uau! Sydney Sweeney dhe Marilyn Monroe paskan lidhje farefisnie (dhe ne nuk e dinim!)

Epo, duket se estetika ikonike e Sydney Sweeney si një "blonde bombshell" nuk është vetëm stil, por dhe çështje gjenetike! Aktorja e njohur nga "Euphoria" dhe legjenda e ndjerë e Hollywood-it, Marilyn Monroe, paskan qenë kushërira të largëta. Kjo lidhje gjaku, që na la pa fjalë, u zbulua nga një studim i ri i MyHeritage, i ndarë me USA TODAY.

Sipas faqes së kërkimeve gjenetike, dy aktoret janë kushërira të nënta, me një brez diferencë. Kjo do të thotë që midis tyre ka një hendek prej një brezi. Ata ndajnë të njëjtët paraardhës të përbashkët: Ezra Perry dhe Elizabeth Burgess. Këta të fundit ishin kolonë britanikë të shekullit të 17-të në Massachusetts, dhe lidhja vjen përmes babait të Sydney Sweeney, Steven Sweeney, dhe babait biologjik të Marilyn Monroe, Charles Stanley Gifford.

Roi Mandel, drejtori i kërkimit në MyHeritage, tha në një deklaratë se njerëzit gjithmonë kanë bërë paralele mes Sydney Sweeney dhe Marilyn Monroe.

Perry kishte shërbyer si toger në milicinë lokale dhe zyrtar publik i qytetit, ndërsa Burgess ishte pjesë e një prej familjeve themeluese të vendbanimit të parë të përhershëm anglez në New England. Lidhja Sweeney-Monroe nuk është diçka e re për fansat, të cilët prej kohësh e kanë krahasuar yllin e "Anyone But You" me simbolin seksi të viteve 1950, që vdiq në vitin 1962. Madje, Sweeney është frymëzuar nga kushërira e saj e largët. Ajo u shfaq si Monroe në premierën e "The Housemaid" në dhjetor.

Stilistja e Sweeney-t, Molly Dickson, konfirmoi se look-u i aktores në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Santa Barbara, në shkurt, ishte frymëzuar nga kopertina ikonike e revistës Life e Monroe-s e vitit 1952. Sa i përket vetë Sydney-t, ajo nuk ka komentuar mbi krahasimet. Në një intervistë për WSJ. Magazine në gusht, kur u pyet për stilimin e saj si "old Hollywood bombshell", ajo tha se thjesht lidhet me historinë.

Eh, po ku e paskan pasur hallin gjenetikës, që nuk na e treguan më parë këtë sekret familjar?

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.