MAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Argëtim

GTA VI vjen me stacione radiofonike dhe podkaste 'on-demand': Përgatituni për playlistën e jetës!

Pexels

Rockstar Games ka lajmëruar se Grand Theft Auto VI do të ketë përzgjedhjen më të madhe dhe më të gjerë të radios në lojë deri më tani. Kjo do të thotë që pas timonit, ose edhe kur ecni më këmbë në Leonida, do të mund të dëgjoni të paktën gjashtë stacione radiofonike. Nga biseda deri te rock-u klasik, lista përfshin emra si Cocoteo FM, Back Country Radio, AfroBank FM, The Chamber 106.6, Flash FM dhe Dirty South Classics.

Por, prisni se ka më shumë se kaq! Për herë të parë ndonjëherë, GTA VI po prezanton edhe një seri podkash të reja "on-demand". Imagjinoni veten duke dëgjuar podkasterë fiktivë që diskutojnë ngjarje fiktive, ndërkohë që ju shëtisni me makinat tuaja fiktive nëpër Leonida (Florida fiktive e lojës). Kjo tregon qartë sesa shumë po synon Rockstar realizmin.

Detaje të tjera për realizmin u panë edhe në "preview-n" e zgjeruar të lojës, si mekanizmi i mbajtjes së duarve apo policët NPC që mbajnë mend si dukeni ju. Kënga s'do të mungojë, pasi mund të shijoni edhe gjashtë këngë nga "soundtrack-u" zyrtar i GTA VI, me artistë si Yung Lean dhe Travis Scott, të cilat u lajmëruan më herët këtë muaj.

Dhe nëse të gjitha këto nuk mjaftuan për t'ju bindur, loja është tashmë e disponueshme për para-porositje dhe lansohet më 19 nëntor 2026. Lëre që një "leak" i fundit zbuloi edhe detaje shumë më personale për dy personazhet kryesorë.

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.