MAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Stil jetese

Ekspertët na thonë: 10 sekonda frymëmarrje dhe stresi ikën? Hajde shih!

Pexels

Hajde të flasim pak seriozisht: sa herë të ka ndodhur që dita të të marrë para, pa të lënë kohë as me marrë frymë thellë, jo më të mendosh qetësisht? Jeta jonë e përditshme është një garë pa fund, plot me punë, shkollë, drama e fundit në Instagram, mesazhe që s'pushojnë kurrë dhe ato stresat e vogla që, edhe pa e kuptuar ti fare, grumbullohen dhe bëhen mal.

Epo, duket sikur ekspertët e shëndetit mendor kanë gjetur zgjidhjen, dhe po themi, është aq e thjeshtë sa s'të besohet: vetëm dhjetë sekonda frymëmarrje e ndërgjegjshme. Po, po, e dëgjuat mirë, DHJETË SEKONDA! Kush do ta besonte që për t'u relaksuar nuk të duhet një javë në Maldive apo ndonjë aplikacion me pagesë që të thotë si të marrësh frymë?! Mjafton të shkëputesh pak nga ai 'autopiloti' i ditës që na mban të zënë dhe të kthehesh në momentin, këtu e tani. S'të duhet as ndonjë vend i qetë, as ndonjë mjet i veçantë, vetëm ti dhe frymëmarrja jote.

Një gjë super e rëndësishme është të mësosh të njohësh sinjalet e para të stresit para se të bëhet një bombë me sahat. A e ke kapur veten duke shtrënguar nofullën pa dashje? Apo supet i mban lart, sikur ke gjithë barrën e botës mbi to? Vetë-vëzhgimi i shpejtë është çelësi për të parandaluar ndonjë reagim impulsiv.

Dhe momenti ideal kur mund ta aplikosh këtë truk? Në mëngjes, para se të nisë xhurxhi i ditës dhe të të kapë rutina, para atij takimi që të bën me ankth, apo sa herë ndjen që stresi po të ngjitet në fyt dhe po të merr frymën. Zgjidh një frazë që të jep qetësi dhe përdore si mantra personale, si një lloj kodi tëndin sekret. Këto dhjetë sekonda nuk janë zgjidhja për të gjitha problemet, as nuk zëvendësojnë ndihmën e një specialisti kur e ke vërtet nevojën. Por janë një ritual i vogël i përditshëm, një këshillë e thjeshtë vetjngjaje, që të thotë pushim pak, dëgjo veten, dhe vazhdo ditën me më shumë vetëdije.

Pra, ç'po pret? Ndoshta 10 sekonda janë gjithçka që të duhet për të qetësuar pak kokën... apo jo?

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.