MAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Stil jetese

Harroje supën! Katër mënyra gjeniale si ta kthesh pulën e mbetur në festë

Pexels

Pula është zgjidhja më praktike kur duam diçka të shpejtë, të shëndetshme dhe super të lehtë gjatë javës. Plot proteina, shkon me çdo gjë dhe kthehet nga një pjatë e thjeshtë në diçka vërtet kreative pa shumë mundim. Shpesh na ngelet, dhe pastaj fillon dilemma: ta ha sërish njëlloj apo ta flak? Epo, STOP aty! Me pak fantazi dhe ca gjëra që i ke patjetër në shtëpi, mund të bësh mrekullira.

Sallata e lehtë me pulë dhe jogurt

Pula e zier ose e pjekur, e copëtuar në copa të vogla, përzihet me jogurt, limon, kastravec, karrotë dhe vaj ulliri. Është shpëtimi për ato ditë kur s'të ha shumë gjë, dritë, freskuese dhe ideale për drekë apo darkë.

Pula e skuqur me perime dhe oriz

Skuqni copat e pulës me vaj ulliri, shtoni speca me ngjyra, kungull dhe karrotë. Një pjatë e plotë, super e shijshme dhe gata sa hap e mbyll sytë. Shoqërojeni me oriz të zier dhe ja ku e keni një vakt që mban të ngopur dhe të shëndetshëm.

Tortilla me pulë

Mbushni një tortilla me pulë të pjekur, avokado, sallatë jeshile dhe domate. Shtoni jogurt ose mustardë për t'i dhënë atë shijen shtesë. Kjo është zgjidhja ideale për një vakt të shpejtë, thjesht merr dhe shko.

Pula e pjekur me limon dhe erëza

Pulën e mbetur vendoseni në tavë me limon, vaj ulliri, rigon dhe pak hudhra. Piqet lehtë, del e lëngshme dhe aromatike, pa shumë përbërës apo mundim. E gjithë shtëpia do të marrë erë, garantuar.

Katër mënyra gjeniale për të shfrytëzuar pulën e mbetur dhe për të shijuar vakte të reja, pa stres dhe pa humbur kohë në kuzhinë.

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.