MAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Stil jetese

Këto 5 ushqime na bëjnë të harrojmë dietën dhe s’kemi asnjë problem me këtë!

Pexels

Hap frigoriferin me idenë hajde ha pak shpejt dhe përfundon duke bërë një banket të tërë? Mos u bëj merak, nuk je vetëm. Ushqimi ka këtë magjinë e vet, të nisë si një lëmoshë e vogël dhe të përfundojë me pjatën e dytë, ëmbëlsirën, dhe natyrisht... edhe diçka tjetër për më vonë. Disa ushqime, le të jemi të sinqertë, kanë një shije aq intensive dhe një pamje aq tunduese, sa me zor u reziston. Nëse do ta bësh pak më interesante rutinën në kuzhinë, ja disa zgjedhje që ja vlen t’i hedhësh në tavolinë.

Patatet, mbretëreshat e tavolinës!

Të skuqura, të pjekura në furrë, të ziera apo pure, patatet nuk zhgënjejnë kurrë! Janë nga ato përbërës që transformojnë një vakt të thjeshtë dhe shkojnë me pothuajse çdo gjë. Nëse ke patate në shtëpi, ke bazën për një pjatë të shpejtë dhe super të shijshme.

Vezët: Shpëtimi kur s'ke kohë

Nuk të duhet të kalosh orë të tëra në kuzhinë për të shijuar një vakt të mirë. Një omëletë, vezë syze apo scrambled eggs bëhen për pak minuta dhe mund të kombinohen me bukë, perime apo djathë. Është zgjidhja që të kujtohet kur të hahet pa fund, por s'ke asnjë dëshirë të gatuash ndonjë gjë të ndërlikuar.

Makaronat: Comfort food-i i shpirtit

Ka diçka më rehatuese se një pjatë e ngrohtë makaronash? Nga makaronada klasike me salcë domatesh deri te kombinimet më kreative, makaronat të lejojnë të improvizohesh. Dhe më e mira? Mund të krijosh një pjatë të ndryshme çdo herë, duke përdorur gjithçka që ke në frigorifer.

Pica, oh pica!

Pica ka klubin e saj të fansave dhe jo më kot. Brumi i kërcitur, djathi i shkrirë dhe "topping”-at që mund t'i përshtatësh sipas shijes tënde, mjaftojnë për ta kthyer një mbrëmje të thjeshtë në një festë të vogël. Dhe nëse mbetet ndonjë copë për ditën tjetër, akoma më mirë!

Çokollata: Mbretëresha e fundit

Sado i ngopur të jesh, ka gjithmonë një "dritare" të vogël për çokollatë. E zezë, me qumësht, apo me fruta të thata, mund të bëhet mbyllja perfekte e një vakti, apo thjesht kënaqësia e vogël që të duhet gjatë ditës.

Ndonjëherë nuk kërkon thjesht diçka për të ngrënë. Kërkon atë shije që të ngre humorin, të kujton një tavolinë të dashur apo e bën një ditë të zakonshme pak më të veçantë. Dhe ndoshta ky është dhe motivi i vërtetë që disa ushqime nuk largohen kurrë nga lista e të preferuarave tona.

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.