Blerina Matraku shpërthen sërish pas videove intime: S'po kërcënoj askënd, autoritetet të veprojnë!

Këngëtarja Blerina Matraku, pas reagimit të saj të parë publik ku kërkoi falje dhe mori përgjegjësinë për veprimet, ka folur sërish për videot intime me kompozitorin Adrian Hila, të cilat u publikuan online.
Këtë herë, Blerina iu drejtua drejtpërdrejt mediave, me një kërkesë të qartë: deklaratat e saj të përcillen pa u interpretuar apo ndryshuar kuptimi.
Matraku qartësoi se ajo nuk po kërcënon askënd, por po kërkon që autoritetet të hetojnë dhe të zbulojnë kush qëndron pas regjistrimit dhe shpërndarjes së këtyre materialeve. Media, mos thoni gjëra që nuk i kam thënë unë. S'po kërcënoj askënd. Kam thënë që kush i regjistroi dhe i shpërndau videot do të paguajë, shkruan ajo.
Këngëtarja shtoi se, nëse del që videot u regjistruan dhe u shpërndanë nga personi të cilit ajo i referohet, atëherë çështja duhet të adresohet nga autoritetet kompetente. Dhe nëse personi në fjalë e ka bërë, do të paguajë për çdo lot. Le të merren autoritetet me këtë, që të nxjerrin në pah kush i regjistroi dhe shpërndau videot. Këtu mbyllet, përfundoi ajo.
