Arta Bajrami kërkon ligjin për fëmijët me autizëm menjëherë në Kuvend

Këngëtarja kosovare Arta Bajrami ka përdorur rrjetet sociale për të ngritur një çështje shumë të rëndësishme, duke kërkuar që ligji për fëmijët me nevoja të veçanta të jetë ndër prioritetet e para të Kuvendit të Kosovës. Ajo shprehet se tani që Kosova ka President dhe institucionet janë funksionale, kërkesa e saj është e qartë dhe urgjente.
Bajrami theksoi se Ligji për fëmijët me nevoja të veçanta (Autizëm) duhet të jetë menjëherë ndër pikat e para të rendit të ditës në Kuvend. Fëmijët nuk presin! Reagimi i saj vjen si një thirrje e qartë për më shumë vëmendje institucionale ndaj nevojave të fëmijëve me autizëm dhe familjeve të tyre.
Mesazhi i artistes bën presion që kjo çështje të adresohet me prioritet nga Parlamenti, sidomos tani që institucionet e vendit kanë filluar të funksionojnë. Është koha që fjalët të kthehen në vepra, apo jo?
