'The Batman 2' ndalon prodhimin, regjisori Matt Reeves bën një pauzë

Fanatikë të Batman-it, mbajini vesh! Lajmi i fundit nga Warner Bros. dhe DC Studios na paska lënë pak me gojë hapur. Produksioni për "The Batman Part II" është ndalur, . Arsyeja? Regjisori Matt Reeves, paska marrë një pauzë për të trajtuar çështje personale.
Një përfaqësues i studios konfirmoi se Produksioni për 'The Batman Part II' është ndalur përkohësisht ndërsa Matt Reeves fokusohet te një çështje familjare. Kjo gjithashtu theksoi se Matt ka mbështetjen e plotë të tyre, çka është thelbësore në situata të tilla.
Tani, le të jemi të sinqertë, kush prej nesh nuk e kishte shënuar datën e premierës në kalendar dhe nuk kishte nisur numërimin mbrapsht? Tashmë, me këtë lajm, na duhet të presim edhe më shumë. Edhe pse jemi pak të mërzitur për vonesën, e kuptojmë plotësisht që familja vjen para çdo gjëje, sidomos për një regjisor që krijon universin e errët dhe kompleks të Gothamit. Sa do të zgjasë kjo pauzë, këtë s’e thotë askush, por shpresojmë që Matt të rregullojë gjithçka shpejt dhe të kthehet me forcë të re për të na dhënë një vazhdim edhe më epik. Fundja, një film kaq i pritur vlen çdo ditë pritje, apo jo?
