MAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Stil jetese

SOS! Harrove mishin në ngrirje? Një truk gjenial e shkrin për rekord kohe!

Pexels

Imagjino skenën: je kthyer nga dita e gjatë në punë, barku të kërcet dhe mezi pret të bësh atë darkë të shijshme që ke planifikuar. Shkon te frigoriferi, hap ngrirjen... dhe boom! Harrove plotësisht të nxjerrësh mishin që të shkrinte. Panik? Po!

Mendja të shkon direkt te porositë online (e shtrenjtë!) ose te mikrovala (që shpesh e kthen mishin në shollë këpucësh dhe i heq çdo shije). Por stop! Mos bëj asnjërën prej tyre, sepse kemi gjetur një hack gjenial që do të ndryshojë jetën tënde në kuzhinë përgjithmonë.

Ky nuk është ndonjë truk i komplikuar që të duhet të porosisësh aparate të reja ose të studiosh fizikë kuantike. Jo, jo! Do të duhen vetëm dy objekte që i ke në kuzhinë, pikërisht tani. Po flasim për dy tiganë, ose dy tenxhere, ose dy çfarëdo enë metalike. Po, kaq thjeshtë!

Sekreti qëndron në vetinë natyrale të metaleve për të qenë super-përcjellës të nxehtësisë. Ato thithin temperaturën e ambientit dhe e transmetojnë astrapajisht te mishi. Dhe kjo, miq të dashur, e bën atë të shkrinjë hopa-hopa, pa humbur as shijen, as lëngjet e as cilësinë. Është shkencë, por fun!

Ja si bëhet 'magjia' në kuzhinë, hap pas hapi:

Merr enën e parë metalike – një tigan i kthyer përmbys funksionon shkëlqyeshëm – dhe vendose në banakun e kuzhinës.

Mbi tiganin e parë, vendos mishin e ngrirë. Idealisht, mishi duhet të jetë i mbështjellë në një qese ushqimore, për higjienë maksimale dhe për të mbrojtur shijen e tij.

Merr enën e dytë metalike dhe vendose direkt sipër mishit, qoftë normalisht apo përmbys, por e rëndësishme është të bëjë pak presion. Kjo ndihmon në kontaktin e plotë të mishit me metalin dhe transferimin e shpejtë të nxehtësisë nga të dyja anët.

Dhe voilà! Brenda vetëm tridhjetë minutave, mishi yt do të jetë plotësisht i shkrirë. Ai do të ruajë të gjitha lëngjet, freskinë dhe cilësinë, gati për t'u hedhur direkt në tigan ose në skarë. Kështu shpëton darkën, kursen kohë dhe siguri mish me shije të plotë.

Epo, e kemi gjetur edhe ne trukun e 'chefit' sekret. Kush do ta provojë i pari?

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.