Aurela Gaçe 'i djeg' politikanët me pyetje: A jeni krenarë për këto dekada?

Aurela Gaçe i ka drejtuar politikanëve një postim me pyetje të drejtpërdrejta dhe aspak diplomatike, ajo u ka hedhur doreza duke u kërkuar llogari për besimin e votës së popullit.
Këngëtarja e nis “sulmin” me një pyetje që tingëllon si një bombë e vërtetë: Të dashur politikanë, ju që i drejtoheni popullit tuaj po në të njëjtën mënyrë, nga vitet e ndryshimeve të mëdha, deri në vitet e '90-ës e deri në 2026-ën, a besoni se keni bërë më të mirën për këtë popull? Po, po, e lexuat mirë.
Por, Aurela s'ndalet me kaq. Ajo ka ngritur pyetje edhe për atë votëbesim të shenjtë që qytetarët u kanë dhënë ndër vite, duke vënë theksin te ajo që na shqetëson më shumë të gjithëve: e ardhmja e fëmijëve tanë. Për njerëzit që besuan se i dashuronit dhe ju dhanë votëbesimin për t'ju sjellë një të ardhme më të mirë për ata dhe fëmijët? ka theksuar ajo. Vërtetë, a kujtojnë vallë politikanët që prapa çdo vote fshihen shpresat e një familjeje, të fëmijëve?
Dhe për t'i “vulëosur” të gjitha, artistja ka një pyetje të fundit, që na bën të gjithëve të kapim kokën: A besoni se populli ka qenë i gëzuar dhe i lumtur në këto 3-4 dekada nën kontrollin tuaj? Kjo pyetje vërtetë e vendos pikëpyetjen mbi çdo “përmirësim” që mund të jetë propaganduar.
