Sekreti i George Clooney-t për martesën me Amal: S'rrimë dot larg njëri-tjetrit më shumë se një javë!

George Clooney, ai aktori ikonë që s'i bën përshtypje mosha, ka rrëfyer më në fund atë që shumë prej nesh e kishin merak: cili është sekreti i martesës së tij me Amal? Epo, ai ka zbuluar një marrëveshje “të hekurt” që çifti e ka bërë që në fillim të lidhjes së tyre: pavarësisht axhendave super të ngarkuara dhe udhëtimeve anembanë botës, ata s'duhet të rrinë larg njëri-tjetrit për më shumë se një javë! Seriozisht, kjo është gjëja!
Këtë “sekret” George e kishte ndarë në një intervistë të vitit 2015, ku tregoi se sfida më e madhe për ta ishte të përshtasnin oraret. Gjëja e vetme që duhet të përshtasim janë oraret tona. Marrëveshja jonë është që s'mund të rrimë larg për më shumë se një javë. Deri tani, po funksionon mjaft mirë, ka deklaruar ai asokohe. Dhe me sa duket, kjo rregullore vazhdon të jetë gur themeli për çiftin edhe sot.
Imagjinoni pak, binjakët Alexander dhe Ella, pronat luksoze në Francë dhe një shtëpi me pamje nga liqeni Komo në Itali... dhe gjithë ky luks nuk e zbehu këtë rregull. George dhe Amal, sot prindër, jetojnë kryesisht në pronën e tyre në Francë. Duket sikur çështjet e tyre janë pak ndryshe nga të tonat, por fundja, çdo çift ka sekretet e veta. Kjo e George-it dhe Amal-it, edhe pse tingëllon si një luks që pak mund ta përballojnë, paska qenë çelësi i suksesit.
Po ju, sa javë do e bënit dot këtë sakrificë, apo është pak si shumë kërkuese?
